untitled

Ajo që jep më shumë për të menduar në kohën tonë që jep për të menduar është kjo që ne nuk mendojmë akoma.

Çfarë thirrim të mendosh ?

 

Kjo vepër gjithashtu është ndër më të bukurat e Heidegger. Para se të shohim në këtë vepër, le të japim disa sqarime në lidhje me titullin e saj. Ekzistojnë dy tekste me të njëjtin titull Was heisst Denken ? Njëri tekst është i një konference të mbajtur më 1952 në radion bavareze, dhe teksti tjetër është kursi i plotë i vitit 1951-1952, që ishte dhe kursi i parë pas heqjes së ndalimit të mësimdhënies. Për t’i dalluar këto dy tekste, përkthimi frëngjisht përdor dy tituj : për konferencën, titullin « Ç’do të thotë të mendosh ? » dhe për kursin, « Çfarë thirrim të mendosh ? ». Në lidhje me këtë titull të dytë, kam patur tërthorazi disa vërejtje nga « studiues » të shqipes (dhe këto vërejtje vinin as më shumë as më pak por nga vetë pedagogë të gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës !) duke më lënë për të kuptuar që nuk mund të shprehemi kështu në shqip por « Çfarë quajmë të mendosh ? ». Eh mirë, kjo do të vlente për ndonjë rast tjetër, për shembull kur do të flitej për diçka që nuk do të hynte tek filozofia dhe aq më pak tek ajo e Heidegger ku fjalët janë të zgjedhura me aq kujdes saqë është e pamundur për të bërë si të na teket. Përsa i përket shqipes « quaj » dhe « thërras », të dyja këto përkthejnë frëngjishten « appeler ». Por në kontekstin e veprës së Heidegger, është e pamundur për ta përkthyer « quaj » pasi kështu humbet dimensioni për të cilin Heidegger ka bërë shumë kujdes që ai të dalë sa më i qartë duke i kushtuar dy-tre faqe domethënies së foljes « të thërrasësh ». Ja më poshtë diçka nga vetë shpjegimi i tij në lidhje me këtë :

Përkundrazi, nëse ne e hapim çështjen « Çfarë thirrim të mendosh ? » nën këndin e asaj që fillestarisht n’a dërgon për të menduar, atëherë ne e shtrojmë atë në lidhje me diçka që n’a prek vetë neve, sepse thirrja e saj n’a kërkon në qenien tonë. Në çështjen « Çfarë thirrim të mendosh ? », është menjëherë ndaj vetë nesh kjo që adresohet thirrja. Ndaj vetë nesh që jemi të mpleksur në tekstin, dmth në kontekstin e kësaj çështje. Çështja « Ç’është ajo që n’a thërret për të menduar ? » n’a ka futur tashmë vetë neve në atë që është në çështje. Në këtë çështje ne jemi, në kuptimin e ngushtë të fjalës, të vënë në çështje(n) vetë neve. Çështja « Ç’është ajo që n’a thërret për të menduar ? » hyn tek ne si vetëtimë, përnjëherë. Kështu e hapur, çështja « Çfarë thirrim të mendosh ? » nuk mbërthen vetëm një objekt, siç në mënyrën e një problemi shkence.

Megjithatë mundemi përnjëherë për të bërë, mbi këtë redaktim tjetër (që nuk n’a është i zakonshëm) të çështjes « Çfarë thirrim të mendosh ? », vërejtjen e mëposhtme : Kuptimi i ri i çështjes « Çfarë thirrim të mendosh ? » i detyrohet faktit që ne zëvendësojmë tani arbitrarisht dhe siç me forcë, kuptimin që çdokush i jep përnjëherë çështjes – në të dëgjuar apo në të lexuar – një domethënie krejt tjetër. Procedimi që kemi përdorur për të arritur këtu është i lehtë për t’u demaskuar. Nga të gjitha pamjet, ai është i themeluar mbi një lojë të thjeshtë fjalësh. Viktima e kësaj loje të mjerë është fjala mbi të cilën, e tillë si folje, ndërlidhet fjalia pyetëse « Çfarë thirrim të mendosh ? ». Ne luajmë me foljen « të thirrësh ».

Pyesim për shembull : « Si thirret fshati që është i vendosur mbi këtë kodrinë ? », dhe duam të dimë sesi është i emërtuar ky fshat. Në të njëjtën mënyrë pyesim për një fëmijë të sapolindur : « Si duhet t’a thirrim atë ? » Kjo do të thotë : Çfarë emri duhet të marrë ai ? « Heissen » nënkupton për rrjedhojë : « të jesh i emërtuar » dhe në të njëjtën kohë « të emërtosh ». « Çfarë thirrim të mendosh ? » do të thotë : si duhet përfytyruar procesi së cilit i japim emrin « mendim » ? Është kështu kjo që ne e kuptojmë çështjen kur atë e shohim drejtpërdrejt dhe pa dredha.

Nëse përkundrazi ne e dëgjojmë frazën në kuptimin e një çështje mbi Atë që n’a dërgon për të menduar, ne gjendemi përnjëherë të shtyrë tek një domethënie e fjalës « të thirrësh » që n’a duket e çuditshme, apo të paktën jo familjare. Tani n’a kërkohet për të përdorur fjalën « të thirrësh » në kuptimin – të ftilluar – e : të urdhërosh, të kërkosh, të japësh direktivën për…, të dërgosh tek… Ne « thirrim » dikë që gjendet mbi udhën tonë për t’u shmangur, për të n’a bërë vend. Por në « të thirrësh », nuk ka detyrimisht kërkesë, as sidomos urdhërim, por më tepër dëshirë që largohet dhe shtrihet drejt një gjëje atje tej, aty ku ne e bëjmë atë – apo më mirë e lëmë – për të mbërritur, duke n’a thirrur, ajo e thirrur.

Të thirrësh do të thotë, në kuptimin e gjerë : të vësh në udhë dhe për udhë, çka kjo mundet për t’u bërë pa që kjo të duket ngaqë kjo mundet për t’u bërë me të butë. Dhe në fakt kështu është më mirë. Në Testamentin e Ri (Mathieu VIII, 18), është shkruar : Videns autem Jesus turbas multas circum se, jussit ire trans fretum. Luther përkthen : « Dhe Jezus, duke parë shumë popull përreth tij, i thirri ato për të kaluar në bregun tjetër të lumit. » « Të thirrësh » korespondon këtu ndaj fjalës latine Jubere në tekstin e Vulgatës. Folur mirëfilli, Jubere nënkupton : të dëshirosh që diçka të jetë bërë. Jezus thirri për të kaluar në bregun tjetër ; ai nuk dha urdhër, ai nuk lëshoi një komandë. Në këtë pasazh, ajo çka do të thotë « të thirrësh » shfaqet akoma më qartë nëse ne i referohemi redaktimit më të vjetër të tekstit grek të Evangjilit. Aty është thënë : ᾽Ιδὼν  δὲ    ᾽Ιησοῦς  ὄχλον  πέρι  αὐτὸν  ἐϰέλευσεν  ἀπελθεῖν  εἰς  τὸ  πέραν. Folja greke ϰελεύειν nënkupton në kuptimin e mirëfilltë : të vësh mbi udhë. Fjala greke ϰέλευθος nënkupton : udhë. Që në kuptimin e vjetër të fjalës « të thirrësh » të mbizotërojë më pak një kërkesë sesa një ftesë për të mbërritur, dhe për rrjedhojë që ajo të sugjerojë momentin e ndihmës dhe të përkujdesjes, provën e kësaj mund t’a shohim në faktin që e njëjta fjalë është njëlloj në sanskritisht me « të ftosh ».

Kështu kuptimi i fjalës « të thirrësh » i ftilluar pak më lart nuk është aq i pazakonshëm për ne. Megjithatë, ky është një kuptim që mbetet për ne i pabanuar kur ne takojmë çështjen « Çfarë thirrim të mendosh ? ». Kur ne dëgjojmë këtë çështje, kuptimi i fjalës « të thirrësh » për : të japësh një « direktivë », të shprehësh një dëshirë, të lësh për të mbërritur, të vësh mbi udhë, të vësh në rrugë, të japësh « atë me çfarë të shkohet » – ky kuptim nuk n’a vjen përnjëherë në mendje. Një domethënie e tillë nuk n’a është akoma aq familjare për që ajo të jetë çka ne dëgjojmë të parën, dhe as kryesisht. Ne nuk e banojmë, ose mezi, këtë të thënur të fjalës « të thirrësh ». Ja përse ajo mbetet jashtë zakonit tonë. Në vend të kuptimit që është i pazakonshëm ne ndjekim kuptimin e zakonshëm të foljes « të thirrësh ». Është në brendësi të këtij të fundit kjo që ne shëtisim më shpesh, pa kërkuar më larg. « Të thirrësh(esh) », kjo nënkupton mirë e bukur « të jesh i emërtuar kështu apo ashtu ». Kjo fjalë, marrë në këtë kuptim, është për ne e rëndomtë. Përse preferojmë ne, edhe pavetëdijshmërisht, kuptimin e zakonshëm të kësaj fjale ? Ndoshta sepse kuptimi i fjalës « të thirrësh » që është jashtë zakonit, dhe dukshëm i kundërt ndaj zakonit, është kuptimi i saj i mirëfilltë : ai që është në origjinë të fjalës dhe që, për këtë arsye, mbetet kuptimi i saj unik, i tillë që të gjitha kuptimet e tjera kanë për atdhe domenin e tij zanafillor.

« Të thirrësh » do të thotë, shkurt, të urdhërosh, të komandosh – me kushtin që kjo fjalë gjithashtu të jetë e kuptuar në kuptimin e saj zanafillor. Sepse në thelb, të komandosh nuk do të thotë të japësh një komandë apo një urdhër, por : të rekomandosh, t’i besosh diçka dikujt, të lësh nën mbrojtjen e…, të mbrosh. « Të thirrësh », kjo është të bësh një thirrje që është një rekomandim, të bësh për të mbërritur duke dërguar ndaj… Një premtim (Verheissung) nënkupton : një fjalë që thërret dhe që siguron, në të tillë mënyrë që ajo çka është thënë në këtë rast të jetë një angazhim, të jetë një « fjalë ». « Të thirrësh » nënkupton që duke lëshuar një thirrje të tillë lejojmë hyrjen në të mbërriturit dhe në qenien-e-pranishme ; « të thirrësh », kjo është të adresosh fjalën për këtë qëllim, fjalën që sjell ndihmë.

Pra, kur ne e dëgjojmë çështjen « Çfarë thirrim të mendosh ? » në kuptimin e : « Ç’është ajo që n’a adreson fjalën me qëllim që ne të mendojmë ? », atëherë ne kërkojmë çfarë është Kjo, që e rekomandon mendimin ndaj qenies sonë dhe kështu i lejon qenies sonë madje hyrjen tek mendimi, me qëllim për t’a mbrojtur këtë qenie aty.

Nqs edhe pas këtij shpjegimi të vetë Heidegger në lidhje me titullin e kësaj vepre nuk del e qartë që folja « quaj » është krejt pa vend, atëherë kjo do të thotë që ne nuk njohim as mendimin e tij as gjuhën tonë në të cilën flasim përditë.

Tani në lidhje me vetë veprën. Siç e thamë, bëhet fjalë për tekstin e pandryshuar të dy kurseve të semestrit të dimrit 1951-52 dhe semestrit të verës 1952. Pjesa e parë na fut tek çështja drejtuese nëpërmjet një pohimi paradoksal dhe të padëgjuar më parë : në epokën e shkencës dhe të teknikës në ngjitje e sipër, ne nuk mendojmë akoma sepse vullneti për të vepruar dhe bërë ka përfunduar së mbyturi mendimin. Të mësosh për të menduar, ja ndaj çfarë na thërret mendimtari në momentin kur ai rimerr mësimdhënien e tij në Universitet. Udha e mendimit të cilën ai ndërmerr, duke kaluar përmes dredhash të çuditshme, na afron pranë poezisë dhe fjalës mitike të mendimtarëve fillestarë më tepër sesa pranë shkencës apo logjikës, madje filozofisë, të cilat që të gjitha kërkojnë për vete monopolin e mendimit. Të mos iu pëlqejë atyre që betohen vetëm për to, shkencat nuk mendojnë, çka për to kjo është një avantazh. Mendimi ngjan më tepër me punën e dorës, me atë të artizanit të thjeshtë. Në autenticitetin dhe besnikërinë e tij ndaj vetvetes, dhe kur ai është i thellë, mendimi gjen të thënën poetike e cila ka të njëjtën prejardhje me të. Mbi udhën e mendimit, që është gjithmonë dialog me mendimtarët, autori i kursit takon traditën : larg së qenuri një e shkuar e pakthyeshme, tradita është përpara nesh dhe gjithmonë akoma në ardhje. Heidegger futet edhe një herë në një dialog mendues me Nietzschen mbi të thënën e tij më enigmatike, mbi mendimin e tij « më të rëndë », atë të Mbinjeriut dhe të Rikthimit të Përjetshëm të së Njëjtës : ky mendim, në sytë e Heidegger, nuk është gjë tjetër përveçse e pamenduara e metafizikës perëndimore e cila qysh nga fillimet e saj mendon relacionin e Qenies me qenien e njeriut të mbërthyer në raportin e tij ndaj qenies së kohës.

Pjesa e dytë e kursit futet më në thellësi në refleksionin mbi çështjen drejtuese dhe të ngutshme e cila jep për të menduar : « çfarë thirrim të mendosh ? » Duke shqyrtuar me një durim të madh shumësinë e kuptimeve dhe udhëve të ndryshme që na hap analiza semantike në kërkim të kuptimit zanafillor të fjalëve kyçe, meditimi zbulon që në analizë të fundit kjo çështje do të thotë : « ç’është ajo që na thërret tek mendimi ? » Interpretim i cili nuk është as arbitrar as një dhunë e ushtruar ndaj gjuhës. Në udhë e sipër, Heidegger parashtron një konceptim origjinal të fjalës dhe gjuhës, madje të cilësisë së fjalëve, që dëshmohet nga poezia në të thënurit e saj thelbësor sesa nga gjuhësia.

Në kërkimin e tij, Heidegger shmang të gjitha format historike tradicionale dhe të zaptuara të jo-mendimit, përfshirë këtu Shkencën që nuk mendon, ngaqë ajo është e bazuar së fundmi mbi thelbin e Teknikës, e cila nuk është aq vepra e njeriut sa mbretërimi në të cilin ky i fundit është futur. Mendimi i vëmendshëm ndaj të thënurit të fjalëve nuk thjeshtohet megjithatë në një ushtrim shterpë filologjie apo metode etimologjizuese, edhe kur duke dëgjuar kuptimin e fjalës gjermane denken (të mendosh), ai e lidh atë pas një rrjeti domethëniesh të përcaktuar nga fusha semantike e cila përfshin « kujtesën » (Gedächtnis), jo aq si mundësi njerëzore të harresës, por si pushtet mbledhjeje të gjithçkaje që qe menduar, dhe « mirënjohjen » (Gedank / Dank) në një kuptim fillestar çdo herë të pazakonshëm. Mendimi shfaqet kështu si kujtesë dhe përkujtim (An-denken) dhe falenderim ndaj asaj që jep për të menduar.

Është me vend për të shmangur me po aq forcë dhe pretendimin e logjikës tradicionale për të paturit sjellur përgjigjen ndaj çështjes sonë kur ajo e nënshkruan mendimin në një doktrinë të kallëzimit (dëftimit) dhe të parashtrimit apo kur, me Hegelin dhe ontologjinë e tij të subjektivitetit absolut në të cilën kulmon metafizika perëndimore, ajo ia nënshtron atë dialektikës. Për të dëgjuar thirrjen e mendimit përmes historisë së figurave të njëpasnjëshme që ai ka mveshur, e mpleksur siç është ai me historinë dhe fatin e Botës, duhet « riardhur tek agimi i mendimit perëndimor » dhe matur aty tërë forca fatësore, çka kjo nuk është një mënyrë për të bërë rëndom histori të filozofisë. Heidegger do ta hetojë përsëri kuptimin fillestar në dëgjimin e ngadaltë të një fjale zanafille të marrë nga fragmenti i famshëm VI i Poema të Parmendit : khre to legein te noein t’eon emmenai (« është e nevojshme për të thënë dhe menduar që qënia është », gjatë përkthimit kjo do të ndryshohet në « është në përdorim : për të thënë dhe menduar që qënia është »). E shkëputur nga mediokriteti i përkthimeve të rëndomta, fjala e Parmenidit merr një kuptim krejt tjetër. Legein dhe noein gjejnë domethënien e tyre zanafillore dhe të shquar, të mbledhësh dhe të marrësh nën ruajtje, çka kjo nuk ka asgjë të përbashkët me të thënurit dhe të menduarit të zakonshme. Ndodh njëlloj dhe me pjesoren dhe foljen eon / emmenai (duke qenë / të jesh, ose qënie / qenie) e cila zbulon në funksionin e saj të dyfishtë foljor dhe emëror dhe në rolin e saj prej « pjesore » të shquar « diferencën ontologjike » që nuk ka pushuar së sunduari dhe përcaktuari të menduarit dhe të folurit e Perëndimit qysh nga origjinat e tij. E interpretuar korrektësisht, qënia është pikërisht « prani e së pranishmes » (Anwesen). Meditimi mbi « ç’është pra Kjo që na thërret tek mendimi ? » mbyllet me një tjetër fjalë të njohur të Parmenidit : to gar auto noein estin te kai einai (« sepse të mendosh dhe të jesh janë e njëjta »), temë për të cilën historia e mendimit perëndimor nuk është gjë tjetër përveçse një vazhdë e pafund ndryshimesh. Së fundi, ajo që jep për të menduar në epokën tonë në varfëri mendimi është kjo dhuratë e bërë ndaj mendimit, dhuratë e cila është më e denja për të, dublimi (dyshja) qënie/qenie, dublim i cili i është besuar të menduarit për tu ruajtur.

 

 

 


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Allwebco Web Templates · Build your own toolbar · Site Building Articles · Audio, Fonts, Clipart
powered by a free webtools company bravenet.com