Teksti i mëposhtëm është ai i një konference të mbajtur në Romë në vitin 1936, dhe është marrë nga libri prej gjashtë konferencash ‘‘Përqasje të Hölderlin’’. Ky është një tekst i plotë dhe i përkthyer nga vetë zotëruesi i këtij website, Urim Nerguti.
Le të jetë një ndihmesë sadopak e vogël për të gjithë ata që duan të mësojnë për të menduar. Kuptohet që ata të cilët nuk janë mësuar me gjuhën e Heideggerit do të ndjejnë vështirësi, por kjo nuk duhet t'i bëjë ata për tu kthyer mbrapsht në udhën e tyre. Të gjithë ata që do të fillojnë të tundin kokat me arsyetimin që kjo nuk qenka shqip, eh mirë, le të bëjnë dhe ca përpjekje për t’i dëgjuar fjalët në atë çka ato thonë e jo në atë çka do të duhej të thonin. Sepse siç thotë Heidegger, ne nuk jemi zotër të gjuhës por gjuha është zonja jonë, është gjuha ajo e cila flet nëpërmjet nesh dhe jo ne nëpërmjet gjuhës.
Nëse dikush ka durimin ta lexojë deri në fund këtë konferencë, ai do të shohë që më në fund ka lexuar diçka tjetër nga ato çka ai lexonte deri atëherë. Dhe unë, si përkthyes pa redaktues, do të jem i gatshëm t’i përgjigjem kujtdo qoftë në lidhje me termat e zgjedhura në këtë përkthim.
Nuk e kam idenë si funksionojnë të drejtat e autorit, por do të doja që të paktën, nëse dikush ndërmerr ta botojë këtë konferencë (pa lejen time si përkthyes) pas një redaktimi të bërë në ngut e sipër apo dhe në ndonjë sallë bowling, ju lutem shumë mos e vini emrin tim poshtë tekstit si përkthyes. E nëse dikush mendon se ia vlen që të botohet si i tillë, ai do të dijë të më gjejë për të biseduar.
Urim Nerguti, 13 tetor 2005
HÖLDERLIN DHE THELBI
I POEZISË
I POEZISË
(Hölderlin und das Wesen der Dichtung)
Përkthyer nga gjermanishtja
Henri Corbin
Përkthyer nga frëngjishtja
Urim Nerguti
Ky diskutim ka qenë mbajtur më 2 prill 1936 në Romë dhe
publikuar fillimisht më 1937 tek Langen dhe Müller në Munich ;
rishtypur më 1944 së bashku me konferencën « Kthim » nën titullin :
Erläuterungen zu Hölderlin, tek Klostermann.
Në kujtim të Norbert von Hellingrath,
rënë më 14 dhjetor 1916.
Ja pesë Lajtmotivet e konferencës :
I. Të poematizosh[1], « kjo punë më e pafajshme ndër të gjitha ». (III, 377)
II. « Ja përse njeriut i është dhënë më e rrezikshmja e të gjitha të mirave, gjuha… : për që ai të dëshmojë çka ai është…» (IV, 246)
III. « Njeriu ka eksperimentuar shumë,
Qiellorë emërtuar shumë,
Qëkurse ne jemi një dialog
Dhe mundemi për të dëgjuar njëri-tjetrin. » (IV, 343)
IV. « Por atë çka qëndron poetët e themelojnë. » (IV, 63)
V. « I pasur në merita, por poetikisht megjithatë,
Njeriu banon mbi këtë tokë. » (VI, 25)
Përse kemi zgjedhur ne veprën e Hölderlinit për të treguar ç’është thelbi i poezisë ? Më tepër sesa Homerin apo Sofokliun, Virgjilin apo Danten, Shekspirin apo Gëten ? Në veprat e këtyre poetëve, a nuk gjendet thelbi i poezisë i realizuar me një pasuri të njëjtë dhe madje më të lartë sesa ajo e krijimeve të Hölderlin, aq para kohe, aq papritur të ndërprera ? Ashtu qoftë. Është megjithatë Hölderlini, dhe vetëm ai, kjo që ne kemi zgjedhur. Por, a është me të vërtetë e mundshme për të nxjerrë nga vepra e vetëm një poeti thelbin e përgjithshëm të poezisë ? Të përgjithshmen, dmth atë që është e vlefshme për shumë, ne nuk mundemi për t’a kapur ndryshe përveçse me anën e refleksionit krahasues. Për këtë, është nevoja që të n’a jetë propozuar paraprakisht larmia më e madhe e mundshme e poezive dhe e llojeve poetike. Në këtë rast, poezia e Hölderlinit nuk është tjetër veçse një ndër shumë të tjera. E vetme, ajo nuk mjafton aspak për të luajtur rolin e masës për përkufizimin thelbësor të poezisë. Që këtej, iniciativa e projektit tonë përmban në vetvete arsyen e dështimit të saj. Dështim i sigurtë, sa kohë që ne kuptojmë me « thelb të poezisë » atë çka gjendet e përqëndruar në një koncept të përgjithshëm, i cili vlen atëherë pa dallim për çdo lloj poezie. Mirëpo, kjo e përgjithshme, kjo vlerë që hyn në punë pa dallim për çdo të veçantë, është gjithmonë E Padallimta : ajo është ai « thelb » i cili nuk mund të kthehet kurrë thelbësor. Dhe pikërisht, është kjo thelbësore e thelbit ajo që ne kërkojmë, kjo që n’a detyron për të vendosur nëse dhe qysh do t’a marrim tani e tutje seriozisht poezinë, nëse dhe qysh hamendësimet që ne sjellim do të konsistojnë me të vërtetë për të n’a mbajtur në zemrën e poezisë.
Ne nuk kemi zgjedhur Hölderlinin ngaqë vepra e tij do të vinte në jetë, siç një vepër midis të tjerash, thelbin e përgjithshëm të poezisë, por vetëm e vetëm sepse ajo çka formon shtrojën e poezisë së Hölderlinit është ky përcaktim poetik i cili konsiston për të poematizuar shprehimisht thelbin e vetë poezisë. Hölderlini është për ne, në një kuptim të privilegjuar, poeti i poetit. Ja përse ai n’a shtrëngon për vendim. Por, fakti për të poematizuar mbi poetin, a nuk është kjo shenja e një hutimi në admirimin e vetvetes ? A nuk është kjo në të njëjtën kohë të pohosh që jemi të ndrydhur nga plotësia e botës ? Të poematizosh mbi poetin, a nuk është kjo të zmadhosh nga zori, a nuk është kjo diçka e vonë, një fund ?
Përgjigja e kësaj do të n’a jepet nga ajo që vjen më poshtë. Padyshim, udha nga e cila ne do të arrijmë këtë përgjigje është në mungesë të më së mirës. Ne nuk mundemi për të bërë këtu, ashtu siç do të duhej, vëzhgimin e plotë të poezive të Hölderlinit, duke shpjeguar secilën prej tyre në veçanti. Në vend të kësaj ne do të marrim në shqyrtim pesë fjalë të poetit, pesë lajtmotive mbi poezinë. Rendi i ndjekjes së këtyre fjalëve, si dhe ndërlidhja e tyre e brendshme, do të n’a vënë përpara syve tanë thelbin thelbësor të poezisë.
I
Në një letër të janarit 1799, dërguar nënës së vet, Hölderlini e përshkruan këtë punë e cila konsiston për të poematizuar si « puna më e pafajshme ndër të gjitha » (III, 377). Qysh është ajo « më e pafajshmja » (unschuldigste) ? Ajo shfaqet nën formën e fshehur të lojës. Pa e penguar aspak veten, ajo trillon botën e vet të imazheve dhe mbetet e zhytur në kuadrin e asaj çka ajo ka imagjinuar. Kjo lojë i shpëton nga këtej seriozitetit të vendimit, i cili angazhon (schuldig macht) gjithmonë në një mënyrë apo tjetër. Të poematizosh është për rrjedhojë krejtësisht paqësore. Kjo është në të njëjtën kohë pa rezultat, sepse kjo mbetet një të folur dhe të diskutuar i thjeshtë. Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me veprimin i cili kafshon përnjëherë mbi realen dhe e shndërron atë. Poezia është si një ëndërr, ajo nuk është një realitet ; ajo është një lojë fjalësh dhe aspak serioziteti i një veprimi. Poezia është paqësore dhe inefikase. Çfarë do të ishte ajo e cila do të mundej të pretendonte, më mirë sesa gjuha e kulluar, për të qenë pa rrezik ? Sigurisht, duke e vështruar poezinë si « më e pafajshmja ndër të gjitha punët », ne nuk e kemi kapur akoma thelbin e poezisë. Të paktën ne kemi mundur kështu të tregojmë se ku duhet kërkuar ky thelb. Poezia krijon veprat e saj në kuadrin e gjuhës dhe ajo i krijon ato me « lëndën » e gjuhës. Ç’thotë Hölderlini mbi gjuhën ? Le të dëgjojmë një fjalë të dytë të poetit.
II
Në një skicë fragmentare, që daton pothuaj në të njëjtën epokë (1800) me letrën së cilës sapo i kemi cituar një pasazh, poeti thotë kështu :
Por është nëpër kasolle kjo që jeton qenia njerëzore, dhe ajo mbështillet me një veshje të turpshme, sepse më intime është qenia e saj / më e mirëmbajtur gjithashtu ; dhe fakti që ajo ruan Mendjen, siç priftëresha flakën qiellore, këtu është zgjuarsia e saj. Dhe ja përse i janë dhënë asaj, të ngjashmes me zotat, Dorë e Lirë / dhe fuqi superiore për të urdhëruar dhe përmbushur ; dhe ja përse akoma gjuha, më e rrezikshmja e të mirave, i është dhënë qenies njerëzore, për që, duke shkatërruar dhe u zhdukur, dhe duke u kthyer tek përjetësisht e gjalla, tek Zonja dhe tek Nëna, ajo të dëshmojë të paturit trashëguar / çka është ajo vetë, të paturit mësuar nga kjo Nënë atë çka ajo ka më hyjnore, Dashurinë e cila ruan të gjallë Universin. (IV, 246).
Gjuha, fusha e « më së pafajshmes ndër punët », është « më e rrezikshmja e të mirave ». Qysh pajtohen këto dy pohime ? Le t’a lëmë për momentin këtë pyetje dhe të fillojmë së shtruari tri çështje paraprake. 1° E mirë e kujt është gjuha ? 2° Qysh është ajo e mira më e rrezikshme ? 3° Në çfarë kuptimi është ajo në përgjithësi një e mirë ?
Le të shënojmë fillimisht pasazhin ku gjendet kjo fjalë mbi gjuhën. Ky pasazh ndodhet në një skicë poezie e cila duhet të thotë kush është qenia njerëzore përballë qenieve të tjera të Natyrës. Janë përmendur : trëndafili, mjellmat, dreri në pyll (IV, 300 dhe 385). Kështu, bimët duke qenë të ndara në raport me kafshët, fragmenti i cituar fillon me këto fjalë :
« Por është nëpër kasolle kjo që jeton qenia njerëzore. »
Kush është pra qenia njerëzore ? ajo e cila duhet të dëshmojë atë çka ajo është. Të dëshmosh nënkupton nga njëra anë të zbulosh, të shpallësh, të denoncosh ; por në të njëjtën kohë kjo do të thotë gjithashtu : të përgjigjesh, në denoncimin, mbi atë çka është denoncuar. Njeriu është ai çka ai është, pikërisht në dëshmimin e qenies-aty të tij të vet. Por ky dëshmim nuk do të thotë këtu që qenia e njeriut të shprehet më pas, që kjo shprehje të vijë për t’u shtuar, për të vrapuar anash qenies së tij ; jo, kjo shprehje merr pjesë në vetë konstituimin e qenies-aty të njeriut. Por çfarë duhet të dëshmojë njeriu ? Përkatësinë e tij ndaj Tokës. Kjo përkatësi qëndron në këtë që njeriu të jetë trashëgues dhe i mësuar në këto gjëra. Por gjërat janë në konflikt. Ajo çka i zgjidh gjërat nga njëra-tjetra, por në të njëjtën kohë çka i lidh ato, kjo është ajo çka Hölderlin e quan « intimiteti-thelbësor » (Innigkeit)1. Dëshmimi i përkatësisë ndaj këtij intimiteti-thelbësor përftohet nga krijimi i një bote dhe nga agimi i saj, po aq mirë sa dhe nga shkatërrimi dhe muzgu i saj. Dëshmimi i qenies së njeriut, dhe që këtej përmbushja e saj autentike, lindin nga liria e vendimit. Ky i fundit mbërthen të Nevojshmen dhe angazhohet në lidhjet e një thirrje superiore. Të-jesh-dëshmitari i kësaj përkatësie ndaj ekzistueses në tërësinë e saj, kjo është ajo çka përftohet, historializohet si Histori. Por, për që një Histori të jetë e mundshme, duhet që njeriut t’i jetë dhënë gjuha. Gjuha është një e mirë e njeriut.
Por qysh është gjuha « e mira më e rrezikshme » ? Ajo është rreziku i të gjitha rreziqeve, sepse është kjo gjuhë ajo e cila fillon së krijuari mundësinë e një rreziku. Rreziku është një kërcënim i një qenie nga ndonjë qëniea. Mirëpo, vetëm në sajë të gjuhës njeriu gjendet i ekspozuar në përgjithësi ndaj një të zbuluare, e cila e tillë si qënie e rrethon dhe e ndez atë në qenien-aty të tij, dhe e tillë si mos-qënie e mashtron dhe e zhgënjen atë. Është gjuha ajo e cila krijon së pari domenin e zbuluar ku mbi qenien rëndojnë kërcënim dhe gabim ; është gjuha ajo e cila krijon kështu mundësinë e humbjes së qenies, dmth rrezikun. Por gjuha nuk është vetëm rreziku i rreziqeve ; ajo fsheh detyrimisht në vetvete dhe për vetvete një rrezik të përhershëm. Detyra e gjuhës është për t’a zbuluar qënien si të tillë në zbatim dhe për t’a garantuar atë. Nëpërmjet gjuhës, munden për t’u shprehur ajo çka është më e kulluara dhe më e errëta, po aq mirë e ngatërruara dhe e shkoqitura. Duhet madje që, për që fjala thelbësore të kuptohet dhe të kthehet kështu pasuri e komunitetit, ajo të bëhet e përbashkët. Ja përse është thënë kështu në një tjetër fragment të Hölderlinit : « Ti flisje me hyjninë, por ju keni harruar të gjithë që frytet e para nuk janë kurrë për të vdekshmit, ato u përkasin zotave. Duhet së pari që fryti të kthehet më i përbashkët, të marrë një karakter më të përditshëm ; atëherë ai kthehet e mira e të vdekshmëve. » (IV, 238.) E kulluara dhe e përbashkëta formojnë që të dyja një të thënë. Fjala si fjalë nuk paraqitet pra kurrë menjëherë me garancinë që ajo të jetë një fjalë thelbësore apo përkundrazi një zbrazëti zanore. Në të kundërt, një fjalë thelbësore ka shpesh pamjen, në thjeshtësinë e saj, të të qenurit një gjë jo thelbësore. Dhe nga ana tjetër, ajo çka i jep vetes nëpërmjet stërhollimit të saj pamjen e thelbësores, shpesh nuk është gjë tjetër veçse llomotitje dhe raportim. Kështu gjuha është vazhdimisht e detyruar për të veshur pamjen që ajo sajon vetë, dhe që këtej për të prishur atë çka asaj i është absolutisht e vetja, të thënurit autentik.
Në çfarë kuptimi tani, kjo e mirë më e rrezikshme ndër të gjitha, është ajo një « e mirë » për njeriun ? Gjuha është veçoria e tij. Ai e përdor atë me qëllim për të komunikuar përvojat, vendimet, ndjenjat e tij. Gjuha shërben për marrjen vesh. E tillë si instrument i aftë për këtë funksion, ajo është një « e mirë ». Por, thelbi i gjuhës nuk shterrohet i tëri në faktin e të qenurit një mjet për t’u marrë vesh. Duke e përkufizuar kështu, ne nuk prekim madje as dhe thelbin që është i saji, dhe ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse përmendim një rrjedhojë të këtij thelbi. Gjuha nuk është vetëm një instrument që njeriu ta ketë përkrah shumë të tjerash ; gjuha është ajo që, në përgjithësi dhe para së gjithash, garanton mundësinë për t’u gjendur në mesin e hapjes së qënies. Vetëm aty ku ka gjuhë, ka botë, dmth ky qark vazhdimisht ndryshues vendimi dhe ndërmarrje, veprimi dhe përgjegjësie, por dhe arbitrare dhe zhurme, rënie dhe hutimi. Dhe vetëm aty ku ka një botë, ka Histori. Gjuha është një e mirë në një kuptim më zanafillor. Që ajo të jetë një e mirë, garantuese e kësaj bote dhe e kësaj Historie, kjo do të thotë që ajo garanton që njeriu të mundet për të qenë i tillë si historial. Gjuha nuk është një instrument i disponueshëm ; ajo është, përkundrazi, kjo ndodhi (Ereignis) e cila ajo vetë vendos mbi mundësinë supreme të qenies së njeriut. Është mbi këtë thelb të gjuhës kjo që ne duhet para së gjithash të sigurohemi, për të menduar me të vërtetë sferën e veprimit të poezisë dhe për t’a kapur kështu me të vërtetë atë vetë. Për të gjetur përgjigjen e kësaj çështje, le të shqyrtojmë një fjalë të tretë të Hölderlinit.
III
Ne hasim në këtë fjalë në vijim të një skice, të gjatë dhe të ndërlikuar, të një poeme të papërfunduar që fillon kështu : « Pajtues, ti që kurrë nuk qe besuar… » (IV, 162 dhe 339)
Njeriu ka eksperimentuar shumë.
Dhe qiellorë emërtuar shumë,
Qëkurse ne jemi një dialog
Dhe mundemi për të dëgjuar njëri – tjetrin.
(IV, 343.)
Le të nxjerrim nga këto vargje fillimisht atë çka i referohet kontekstit të diskutimit tonë : « Qëkurse ne jemi një dialog… » Ne – njerëzorët – ne jemi një dialog. Qenia e njeriut e ka themelin e saj në gjuhën ; por kjo këtu nuk merr tjetërkund një realitet-historial përveçse në dialogun. Dialogu, megjithatë, nuk është vetëm një mënyrë me të cilën kryhet gjuha, por kjo gjuhë është thelbësore vetëm e vetëm si dialog. Dhe ajo çka ne kuptojmë akoma me « gjuhë », dmth një sistem fjalësh dhe rregullash sintaksore, kjo nuk është gjë tjetër përveçse një aspekt i jashtëm i gjuhës. Por ç’nënkupton pra një « dialog » ? Sigurisht, faktin e të folurit me njëri-tjetrin mbi një gjë. Gjuha është atëherë ndërmjetësi që n’a bën për të ardhur dhe arritur tek njëri-tjetri. Por Hölderlin thotë kështu : « Qëkurse ne jemi një dialog dhe mundemi për të dëgjuar njëri-tjetrin. » Të-mundurit-për-të-dëgjuar, larg së qenuri një rrjedhojë e thjeshtë e faktit të të folurit njëri me tjetrin, është përkundrazi presupozimi i këtij të fundit. Por, edhe të-mundurit-për-të-dëgjuar gjendet tashmë në vetvete i ngritur nga ana e tij mbi mundësinë e fjalës dhe ai ka nevojë për këtë fjalë. Të-mundurit-për-të-folur dhe të-mundurit-për-të-dëgjuar bashkekzistojnë gjithashtu qysh nga origjina. Ne jemi një dialog – dhe kjo do të thotë : ne mundemi për të dëgjuar njëri-tjetrin. Ne jemi një dialog, kjo nënkupton në të njëjtën kohë gjithmonë : ne jemi një dialog. Uniteti i një dialogu konsiston në këtë që çdo herë në fjalën thelbësore, të jetë shpallur Një dhe e Njëjta mbi të cilën ne bashkohemi, për arsye të së cilës ne jemi Një dhe kështu autentikisht ne jemi vetja jonë. Dialogu dhe uniteti i tij janë shtroja e qenies-sonë-aty.
Por Hölderlini nuk thotë thjesht : ne jemi një dialog. Ai thotë : « Qëkurse ne jemi një dialog… » Aty ku vazhdon dhe është e ushtruar aftësia e njeriut për gjuhën, nuk ka akoma megjithatë ndodhi-thelbësore të gjuhës – një dialog. Qyshkur jemi ne një dialog ? Aty ku duhet të ketë një dialog, fjala thelbësore duhet të mbetet në lidhje me Njëshin dhe me të Njëjtën. Pa këtë lidhje, një dialog kundërshtimi është madje, dhe pikërisht atëherë, i pamundshëm. Por Një dhe e Njëjta nuk mundet për t’u zbuluar ndryshe përveçse nën dritën e diçkaje që ngulmon dhe qëndron. Ngulmim dhe qëndrim nuk shfaqen megjithatë ndryshe përveçse kur shndrisin vazhdim dhe prani. Por kjo nuk përftohet ndryshe përveçse në çastin ku koha hapet në shtrirjet e saj. Vetëm qëkurse njeriu shtrihet në të pranishmen e diçkaje që ngulmon, vetëm atëherë është kjo që ai mundet për t’iu ekspozuar së Lëvizshmes, asaj që vjen dhe që shkon ; sepse vetëm ajo që ngulmon është e lëvizshme. Mundësia për tu bashkuar mbi diçka që mbetet ekziston qyshkur « koha që copëton » të gjendet e copëtuar në të tashme, të shkuar dhe të ardhme. Një dialog, ne jemi të tillë qysh nga koha ku « ka kohë ». Qëkurse koha është sjellur për të ekzistuar dhe ngulmuar, qysh prej atëherë ne jemi në Histori. Të-jesh-një-dialog dhe të jesh në Histori, këto dy gjëra janë të lindura në një ditë, ato formojnë një lidhje të ngushtë, ato janë një gjë e njëjtë dhe e vetme.
Qëkurse ne jemi një dialog – njeriu ka eksperimentuar shumë dhe ka emërtuar shumë zota. Qëkurse gjuha historializohet autentikisht si dialog, zotat kalojnë tek fjala dhe një botë shfaqet. Por akoma përsëri, është me rëndësi të shohim që prania e zotave dhe shfaqja e botës, larg së qenuri rrjedhoja e thjeshtë e ndodhisë së gjuhës, janë bashkëkohore me të. Dhe kjo në atë pikë që është saktësisht në emërtimin e zotave dhe në faktin që bota të kthehet fjalë, kjo që konsiston dialogu autentik që ne jemi vetë.
Por zotat nuk munden për të ardhur ndryshe në fjalën përveç nëse ato vetë n’a thërrasin dhe n’a vendosin nën thirrjen e tyre. Fjala e cila emërton zotat është gjithmonë një përgjigje ndaj kësaj thirrje. Kjo përgjigje nxjerr krye çdo herë nga përgjegjësia e një fati. Që nga çasti që zotat sjellin tek gjuha qenien-tonë-aty, që nga ky çast ne hyjmë në domenin ku vendoset nëse ne premtohemi ndaj zotave apo refuzohemi ndaj tyre.
Nga këtu, ne masim plotësisht atë çka do të thotë : « Qëkurse ne jemi një dialog… » Qëkurse zotat n’a sjellin tek dialogu - qysh nga kjo kohë ka kohë, qysh tani themeli i qenies-sonë-aty është një dialog. Teza sipas së cilës gjuha formon ngjarjen themelore të qenies-aty të njeriut, ka marrë nga këtej interpretimin dhe justifikimin e saj.
Por menjëherë ngrihet një çështje tjetër : në çfarë mënyre fillon ky dialog që ne jemi ? Kush e kryen pra këtë emërtim të zotave ? Kush mbërthen pra në kohën që copëton diçka që qëndron, dhe bën, nga fjala, për të ngulmuar këtë diçka ? Le të dëgjojmë një fjalë të katërt.
IV
Kjo fjalë e cila formon konkluzionin e poemës Andenken është e mëposhtmja : « Por atë që qëndron, poetët e themelojnë. » (IV, 63) Kjo fjalë hedh një dritë mbi çështjen tonë në lidhje me thelbin e poezisë. Poezia është themelim nga fjala dhe në fjalën. Po ç’është ajo që është themeluar ? Ajo që qëndron. Por ajo që qëndron, a mundet vallë ajo për të qenë e themeluar ? A nuk është ajo diçka që është gjithmonë tashmë aty ngulmuese ? Jo ! Duhet pikërisht që ajo që qëndron të jetë e sjellur për të ngulmuar kundër rrjedhës e cila rrëmben ; e thjeshta duhet të jetë e shkëputur ndaj ndërlikimit, masa të jetë e preferuar ndaj së pamasës. Duhet që të vijë e zbuluar ajo që mbështet dhe drejton qënien në tërësinë e saj. Duhet që qenia të jetë e nxjerrë lakuriq, për që qënia të shfaqet. Mirëpo, pikërisht, ajo që qëndron është kalimtarja. « Kështu është Kalimtare e shpejtë e tërë qiellorja ; por më kot, jo. » (IV, 163) Por që kjo të qëndrojë, ja çka u është « besuar si merak dhe shërbim atyre që punojnë si poetë » (IV, 145). Poeti emërton zotat dhe emërton të gjitha gjërat në atë çka ato janë. Ky emërtim nuk konsiston për të pajisur thjesht me një emër një gjë e cila më përpara do të kishte qenë tashmë e njohur mirë ; por poeti duke thënë fjalën thelbësore, vetëm atëherë është kjo që qënia gjendet nga ky emërtim e emërtuar në atë çka ajo është, dhe kështu ajo është e njohur si qënie. Poezia është themelimi i qenies nga fjala. Ajo që qëndron nuk është pra e krijuar kurrë nga kalimtarja. E thjeshta nuk e lë veten kurrë për t’u nxjerrë menjëherë nga e ndërlikuara. Masa nuk gjendet kurrë në të pamasën. Ne nuk e gjejmë kurrë themelin (Grund) në humnerën (Abgrund). Qenia (Sein) nuk është kurrë një qënie (Seindes). Por ngaqë qenia dhe thelbi i gjërave nuk munden kurrë për të rezultuar nga një kalkulim dhe as të jenë të rrjedhura nga ekzistuesja tashmë e dhënë, duhet që ato të jenë lirisht të krijuara, të shtruara dhe të dhëna. Ky dhurim i lirë është themelim.
Por në të njëjtën kohë që zotat janë zanafillisht të emërtuar dhe që thelbi i gjërave kalon tek fjala, për që gjërat të fillojnë atëherë për të shndritur, në të njëjtën kohë që kjo të historializohet, qenia-aty e njeriut hyn në një relacion të fortë dhe është e ulur mbi një bazë. Të thënurit e poetit është themelim jo vetëm në kuptimin e një dhurimi të lirë, por gjithashtu në këtë kuptim që ai ul dhe siguron mbi bazën e vet qenien-aty të njeriut.
Nëse ne mbërthejmë këtë thelb të poezisë, që e bën këtë poezi themelim të qenies nga fjala, atëherë ne mundemi për të parandjerë diçka nga e vërteta e kësaj fjale që Hölderlini ka shqiptuar, kur qysh prej kohësh nata e çmendurisë e kishte futur nën kthetrat e saj.
(vijon)
[1] Nuk ekziston folje frëngjisht që të përkthejë saktësisht paskajoren gjermane dichten, e cila nuk nënkupton vetëm « të kompozosh pjesë vargjesh », por përshkruan një aktivitet që krijon dhe formon, dhe që shfaqet këtu si shpallje ontologjike. Për të përshkruar këtë poïesis që krijon një poïema, ne propozojmë termin poematizoj. (Shënim i përkthyesit)
1 Innigkeit. Është e vështirë për të dhënë në frëngjisht një ekuivalent të saktë të këtij termi. Ai përshkruan realitetin intim të një qenie, atë çka e sjell këtë qenie të ndryshme nga çdo tjetër, por që në të njëjtën kohë siguron komunitetin e saj të brendshëm me të tjerat.
a Mbi dy termat qenie dhe qënie është e nevojshme për të dhënë një shpjegim : me termin qenie ne do të kuptojmë të qenurit e diçkaje që është. Dhe me termin qënie ne do të kuptojmë diçka që është. Pra çdo qënie ka një qenie dmth çdo gjë që është ka një të qenur, dhe anasjelltas qenia është gjithmonë një qenie e një qënie. Të dyja këto janë të pazgjidhshme nga njëra-tjetra. Ky dallim është tejet i rëndësishëm sepse ai do të n’a shoqërojë gjatë gjithë filozofisë së Heideggerit. (Shënim i përkthimit shqip – U.N.)
bravenet.com