untitled
« Nacional-socializmi është një princip barbar » (M.H., 1934)

Hadrien France-Lanord

 

Rouen, më 27 mars 2005

Zotit Franck Nouchi, kryeredaktor i Le Monde des livres

Zotëri, 

Për artikullin e tij të shkurtër të shfaqur në Le Monde des livres të datës 25 mars 2005, zoti Jean Birnbaum ka patur mirësinë të kërkojë mendimin tim në lidhje me polemikën rreth « Heidegger dhe nazizmi ». Kam qenë tepër i nderuar nga kjo vëmendje dhe i jam mirënjohës atij, si dhe gazetës suaj. Në të kundërt, kam qenë tejet i befasuar nga vendi i akorduar ndaj parashtrimeve – shumica e së cilave paturpësisht shpifëse – të zotit Roger-Pol Droit për të cilin nuk është e nevojshme për të kujtuar që ai nuk e njeh aspak subjektin mbi të cilin ai pretendon të flasë. Vepra e Martin Heidegger nënkupton deri sot 65 vëllime të shfaqura në gjermanisht ; akoma nja katërdhjetë janë në vijim e sipër – në total, mezi tridhjetë janë përkthyer në frëngjisht. Pothuaj çdo rresht i zotit Droit zbulon pak më shumë injorancën e tij – për më tepër, plot vrer – në këtë çështje.

Por përtej injorancës së tij, në rreshtat e tij është në zbatim një veprim shumë më i rëndë, i cili nuk është asgjë tjetër përveçse mohimi i pastër dhe i thjeshtë i fakteve historike.

Habitem sesi një e përditshme franceze me rëndësi siç Le Monde të mundet për tu besuar artikuj gazetarëve që nuk dinë asgjë mbi atë çka ato kanë për të folur ; por jam thellësisht i indinjuar nga gënjeshtrat që kjo e përditshme vazhdon të mbajë gjallë përmes penës së zotit Droit. Për të mos u lënë udhë të lirë këtyre gënjeshtrave, mua më është dukur e nevojshme që të hartoj një shënim të vogël korigjues që marr guximin t’ua drejtoj me këtë letër. (Nuk do të ishte aspak e pasjellshme që Le Monde des livres të shtojë një korigjim duke bërë publike këtë shënim por vetëm të plotë)

 

Ju lutem, Zotëri, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

 

 

Heidegger : Res loquitur ipsa

Në lidhje me një arsyetim sofistik

të zotit Roger-Pol Droit

« Nacional-socializmi është një princip barbar[1] »

Martin Heidegger, 1934

 

 

Qysh prej vitesh zoti Roger-Pol Droit lufton pa u lodhur për që emri « Heidegger » të jetë i lidhur, siç nga një refleks i kushtëzuar, me epitetin « nazist ». Por ky shoqërim abuziv i cili ka gjithnjë e më tepër pamjen e një tërbimi, ka një çmim : mohimin e logjikës më elementare. Një shembull do të mjaftojë : paragrafi i dytë i artikullit të shkurtër të titulluar « Heidegger dhe nazizmi : një çështje e gjatë » shfaqur në Le Monde des livres të 25 mars 2005. Ja dy frazat e para të tekstit : « Veç kësaj, askush nuk ka dyshuar seriozisht, në Gjermaninë e viteve 1930 dhe 1940, në ndjenjat pro-naziste të profesor Heidegger – as të afërmit e tij, as studentët, as pushteti hitlerian i cili shpeshton raportet në tërësi lavdëruese mbi besueshmërinë e tij politike. Dëshmia e filozofit Karl Löwith e vërteton këtë. »

Duke u hapur me « askush », fraza e mban veten të jetë një parashtrim të cilin, në logjikë, e emërtojmë si sasi universale ; ai mpleks këtë që të gjithë, në Gjermaninë e viteve 1930-40, bashkoheshin universalisht në këtë ndjenjë. Thënë ndryshe : për që parashtrimi të jetë i rremë mjafton që një person të dyshojë. Mirëpo për t’i dhënë peshë këtij pohimi universal i cili pretendon të vlejë si provë e bindjeve naziste të Heidegger, zoti Roger-Pol Droit përmend veçse një individ, Karl Löwith i cili nuk qe veç kësaj dëshmitari i periudhës në fjalë sepse ai e braktisi Gjermaninë ndërmjet 1934 dhe 1952. Ajo çka të cilën zoti Roger-Pol Droit e quan « dëshmia » e tij është në fakt më tepër larje hesapesh me ish mësuesin e tij – një veprim i cili është larg së binduri gjithkënd, në veçanti Hannah Arendt-in (shiko letër ndaj Heinrich Blücher e 13 qershorit 1952). Thelbësorja, megjithatë, është sidomos që zoti Roger-Pol Droit shpërfill me dashje të gjitha dëshmitë e vërteta në lidhje me profesorin e vetëm të universitetit të Friburg i cili nuk i fillonte kurset e tij me përshendetjen naziste. Le të shohim disa dëshmi të shkurtëra, të marra midis shumë të tjerash të së njëjtës natyrë.

· Ajo e Walter Biemel (Cahier de l’Herne Martin Heidegger, 1983), nxënës nga 1942 në 1944, pastaj i afërt me mendimtarin, i cili rrëfen një pasdite tek Heidegger gjatë atyre viteve « Për herë të parë, mu dha të dëgjoja nga goja e një profesori universiteti, një kritikë e ashpër kundër regjimit që ai e cilësonte si kriminel. » Pastaj : « Nuk ka kurs, nuk ka seminar ku unë të kem dëgjuar një kritikë kaq të qartë të Nazizmit sa ajo nga Heidegger. Ai ishte veç kësaj i vetmi profesor që nuk e fillonte kursin e tij me Heil Hitler që ishte si rregull. Për më tepër, në biseda private, ai bënte një kritikë kaq të ashpër ta nazistëve saqë unë e kuptoja sesa i kthjellët ishte ai mbi gabimin e tij të 1933 » (cituar nga Jean-Michel Palmier, Shkrimet politike të Martin Heidegger, Paris, botimet Herne, 1968).

· Ajo e Sigfried Bröse i cili ka marrë pjesë në të gjitha kurset e Heidegger nga pranverë 1934 deri vjeshtë 1944, dhe që ai vetë qe shkarkuar nga funksionet e tij (nënprefekt) nga Nacional-socialistët me ardhjen e tyre në pushtet më 1933 : « Kurset e Heidegger ishin të frekuentuara jo vetëm nga studentë, por dhe nga njerëz që ushtronin prej kohësh tashmë një profesion, apo dhe nga pensionistë ; çdo herë që unë kam patur rastin të flas me këta njerëz, ajo çka përsëritej papushim ishte admirimi për kurajon me të cilën Heidegger, nga lartësia e pozicionit të tij filozofik dhe në rreptësinë e ecjes së tij, sulmonte nacional-socializmin. Di gjithashtu që kurset e Heidegger, pikërisht për këtë arsye – prishja e tij e hapur nuk kishte mbetur pa u ditur nga nazistët – ishin të mbikqyrura politikisht. » (letër e 14/01/1946 ndaj rektorit të universitetit të Friburg. Teksti i plotë është i gjetshëm në frëngjisht në veprën e François Fédier, Heidegger : Anatomia e një skandali, Paris, Robert Laffont, 1988.)

· Ajo e Hermine Rohner, studente nga 1940 deri 1943, e cila shkruan në lidhje me mendimtarin : « Ai nuk kishte frikë, madje dhe në kurset e tij me studentët e të gjitha fakulteteve (ku numri i dëgjuesve ishte i tillë që nuk mund të thoshim që ato qenë të gjithë nxënësit e “tij”), të kritikonte nacional-socializmin në një mënyrë kaq të hapur dhe me qartësinë aq karakteristike të cilën e ofron mënyra e tij e të zgjedhurit shkurt të termave, saqë më ndodhte që të isha e frikësuar në atë pikë që mblidhja supet (…) Sidoqoftë, mënyra e guximshme me të cilën Heidegger ka dalë mënjanë gjatë viteve të Rajhut III duhet sigurisht të llogaritet, sepse ajo peshon rëndë, më rëndë sesa nuk e marrin mend autorët e lindur pas luftës. » (Publikuar në Badische Zeitung të 13/08/1986 dhe e plotë në frëngjisht në Heidegger : Anatomia e një skandali.)

· Ajo e Georg Picht, nxënës që nga 1940, i cili tregon historinë e mëposhtme : « Nuk qeshë habitur kur një djalë i ri erdhi më takoi dhe më tha : “Mos më pyesni mbi burimet e mia të informimit. Ju vini jetën në rrezik nëse ju shohin aq shpesh me Z. Profesor Heidegger.” » (Erinnerung an Martin Heidegger, Pfullingen, Neske, 1977.)

 Le të shohim tani sesi vetë nazistët flisnin mbi Heidegger. Në biografinë megjithatë aq pak të favorshme që ai i ka kushtuar mendimtarit, Hugo Ott ka publikuar disa copëza të një dhune të paparë. Ernst Krieck, i afërt me Rosenberg dhe anëtar i Allgemeine SS qysh nga 1934, ka organizuar që më 1934 në gazetën e tij naziste Volk im Werden një kurth të vërtetë kundër mendimit të Heidegger, mendim i konsideruar si « një ferment shprishje dhe shpërbërje për popullin gjerman ». Veprat e mendimtarit do të zhduken ngadalë nga shitja publike përgjatë viteve të Rajhut III. Në revistën e Rinisë hitleriane Wille und Macht, Heidegger ishte gjithashtu objekt kritikash të ashpra, në veçanti në lidhje me injorancën e tij përsa i përket « veçantisë së vërtetë të Hölderlin » të cilin rinia gjermane e njihte më mirë sesa ai ! Në momentin e « ngritjes në masë », së fundi, në vjeshtë 1944, nazistët duke kërkuar fuqi punëtore kanë bërë për të hartuar nga autoritetet universitare lista profesorash sipas kësaj që ato të ishin pak a shumë të vlefshëm për regjimin. Heidegger figuron në krye të listës si « më pak i nevojshmi » ; megjithë moshën e tij dhe dy djemtë tashmë të thirrur në frontin rus, ai bën pjesë në ato pak profesorë të shtrënguar për të ndërprerë mësimdhënien e tyre.

Le të sjellim për të përfunduar një pasazh të shkurtër të raportit prej disa faqesh, drejtuar zyrës Rosenberg, nga Doktor Erich Jaensch, psikolog nacional-socialist (16 shkurt 1934) : « Mënyra e tij e të menduarit (…) është saktësisht ajo e talljes talmudike, me emër të keq, e cila ka qenë ndjerë gjithmonë nga fryma gjermane (…) si diçka krejt e huaj. (…) Filozofia e Heidegger do të shkojë akoma më larg madje në kahun e boshësisë, të konfuzionit, të errësirës talmudike, sesa prodhimet e të njëjtit lloj me origjinë autentikisht çifute. (…) Kjo mënyrë të menduari talmudike, e veçantë e frymës çifute, është gjithashtu arsyeja për të cilën Heidegger ka ushtruar gjithmonë dhe vazhdon të ushtrojë forcën më të madhe tërheqëse mbi Çifutët dhe gjysmë-Çifutët » (përkthim i Gérard Guest cituar në veprën e Marcel Conche, Heidegger në kohë të mëdha, 2004). Erich Jaensch i qorton Heideggerit të paturit diplomuar « gjysmë-Çifutin » që quhej…Karl Löwith ; psikologu nazist kundërshtonte kështu me vendosmëri që të mund të ishte emëruar në Akademinë prusiane të profesorëve « një njeri në lidhje me të cilin vrasim mendjen, tek njerëz mjaft të arsyeshëm, të njohur dhe besnikë ndaj regjimit të ri, nëse, në zonën e kufirit ndërmjet shëndetit dhe sëmundjes mendore, ai futej akoma tek njëra apo tashmë tek tjetra. »

« Globalisht », siç thotë zoti Roger-Pol Droit vendosshmërisht tejet shpërfillës, raportet që kanë qenë gjetur tek drejtuesit nazistë nuk duken aq lavdëruese kundrejt mendimtarit i cili ka kërkuar dorëheqjen e tij nga Rektorati pas dhjetë muajsh funksionesh.

 Do ta kemi kuptuar : parashtrimi i parë i zotit Roger Pol-Droit është gjithçka përveç universal ; ekzistojnë mjaft persona të panumërt që kanë dëshmuar mbi bindjet dhe deklaratat publike prerazi jo-naziste të Martin Heidegger qysh më 1934. Përsa i përket “arsyetimit” të zotit Roger-Pol Droit, ai shfaqet për rrjedhojë siç ajo çka Aristoteli e quan një arsyetim dialektik i thjeshtë, dmth sofistik, i cili konsiston për të shprehur një konkluzion të ashtuquajtur universal duke u nisur nga parakushte të cilat janë veçse të veçanta – kështu është, për shembull, që mund të shohim disa diskutime nga “në këtë qytet disa të rinj me origjinë magrebine kanë vjedhur një mobiletë” në : “në qytete të gjithë arabët janë vjedhës”. Manipulimi ka një efikasitet dyfish të dëmshëm : ai universalizon rastin e disa të rinjve me origjinë magrebine dhe nuk thotë asgjë mbi vjedhës të tjerë që nuk janë magrebinë. Çdo propagandë funksionon vetëm kështu. Në pjesën e parë të paragrafit të zotit Roger-Pol Droit, është pikërisht ky lloj manipulimi ajo çka është zbatuar kundër Heidegger.

Mbetet fraza e fundit e paragrafit në fjalë : « Autoritetet aleate nuk duken edhe ato të kenë dyshim, që e pezullojnë mësimdhënien e autorit të Qenie dhe Kohë », frazë e cila thjeshtëson deri në falsifikim të vërtetën historike. Në fakt, asgjë nuk ka shkaktuar më shumë ngurime më 1945 sesa pezullimi i profesor Heidegger.

Fillimisht është një Komision spastrimi politik i ngritur në brendësi të universitetit dhe përfaqësues i qeverisë ushtarake franceze ai që ka gjykuar « rastin Heidegger ». Raporti i shtatorit 1945 (publikuar i plotë nga Hugo Ott në biografinë e tij, f. 329-332) shënon që « qysh nga 1934, ai nuk mundet më të jetë i cilësuar si “nazist” dhe nuk ka asnjë rrezik që ai të favorizojë ndonjëherë ringjalljen e ideve naziste. Ne do ta quanim si një humbje të rëndë këtë që universiteti ynë të duhet për tu ndarë përfundimisht, në emër të së kaluarës së tij politike, nga ky specialist i famshëm i shkencave njerëzore… » Komisioni, duke patur parasysh « lajthitjet politike » propozon një pension të parakohshëm të Heideggerit në cilësinë i merituar, dmth duke e autorizuar atë shprehimisht për të vazhduar mësimdhënien e tij. Kështu, qysh në tetor 1945, Heidegger figuronte në vendin e dytë në një listë emërimi për një post në Tübingen. Por njëri nga anëtarët e këtij komisioni nuk është i kënaqur nga vendimi përfundimtar. Bëhet fjalë për Adolf Lampe, kundërshtar i Heidegger qysh më 1933, i cili, për arsye të tjera sesa rreptësisht objektive, do të arrijë me mbështetjen e disa personave në gjirin e universitetit një rishikim të këtij vendimi të parë. Sentenca e re do të jepet më 19 janar 1946, tani jo më nga Komisioni i spastrimit, por nga qeveria ushtarake franceze nëpërmjet senatit të universitetit të Friburg : Heidegger pezullohet nga funksionet e tij dhe pensioni i zvogëlohet derisa i hiqet fare. Është ky vendim i dytë ai që është aplikuar deri në rishikimin e tij më 1949, datë në të cilën Heidegger rehabilitohet dhe autorizohet përsëri për të dhënë mësim (kurset e tij do të rifillojnë më 1951). Karl Jaspers, ndershmëria e të cilit nuk është për tu provuar ka lozur një rol në këtë rehabilitim, veçanërisht nëpërmjet letrës së tij të 5 qershor 1949 ndaj Rektorit të universitetit të Friburg, në të cilën ne lexojmë në lidhje me Heidegger : « (…) Nuk ka person në Gjermani që të jetë më lart sesa ai. (…) Për Europën dhe për Gjermaninë, është një detyrë e cila rrjedh nga njohja e cilësive dhe e mundësive intelektuale kjo që për tu kujdesur për që një njeri si Heidegger të mundet për të punuar në paqe, të vazhdojë veprën e tij dhe ta botojë atë. (…) Universiteti gjerman, sipas meje, nuk mundet më ta lërë Heideggerin mënjanë. »

 Të akuzosh për nazizëm një person nuk është një akuzë si një tjetër. Më shumë sesa asnjë tjetër, ajo nuk vuan nga asnjë përqasje dhe ajo duhet, për të patur vlerën më të vogël, të prehet mbi tjetër gjë sesa mbi një logjikë fanatike, dmth mirëfilli iracionale : duke shkuar përkundër kërkesave të arsyes. Mjerisht, aq kohë që arsyetime të paqena do të jenë të shpërndara kështu në synimin e vetëm për të ushqyer përsëri një polemikë e cila ndjehet gjithnjë e më e nxehtë, çështja e kuptimit të angazhimit të Martin Heidegger ndërmjet 1933 dhe 1934 nuk do të mund të shtrohet kurrë.

 PS : Ne do tu rekomandonim të gjithë amatorëve të logjikës së vërtetë, dmth realisht vërtetuese, studimin e Analitikave të Dyta të Aristotelit.



1. Kjo frazë figuron në njërën prej Schwarze Hefte që do të shfaqen në Botimin e plotë. Ajo është cituar nga Hartmut Tietjen në paraqitjen e disqeve CD të Heidegger.

 

 

Stéphane Zagdanski

« Të qeshurit është një kënaqësi dinake të cilën

e marrim për një ndërgjegje të kulluar. »

Nietzsche, Dija e gëzuar

 

Në muajin prill 2005 u shfaq në Paris një libër që mbante në kapakun e tij në ngjyrë blu një vulë administrative naziste : një shqiponjë duke mbajtur në kthetrat e saj një kryq të thyer, siç një merimangë helmuese që përgjon dorën e lexuesit trim që do të guxonte për të shfletuar librin. Nuk bëhej fjalë megjithatë për një ribotim të Mein Kampf dhe as për ndonjë pamflet neo-nazist, por pikërisht për një ese universitare të Djalit Faye, i cili përpiqet për të treguar, në një stil tejet të ngatërruar, thellësisht kërcënues dhe gjerësisht të lajthitur :

që tërësia e mendimit të Martin Heidegger nuk qe tjetër veçse një nxitje dhe apologji e nazizmit historik dhe ideologjik ; që Hitleri do të kishte qenë frymëzuar thellësisht nga Sein und Zeit ;

që tentimi për të shfarosur Çifutët e vetë Europës do të kishte qenë sjellur nga seminaret e Heidegger, megjithëse të dhënura – sipas fjalëve të një psikologu nazist që villte mbi Heidegger – në një « mënyrë të menduari talmudike » ;

që Heidegger hartoi dora vetë disa diskutime të Hitlerit ;

duke propozuar në mbyllje të mendimit të tij paranojak për të lëçitur Veprat e plota të filozofit më të madh të shekullit XX nga të gjitha bibliotekat filozofike të planetit Tokë !!!

Nëse lexuesit seriozë të Heidegger do të ngrinin supet, duke e qarë të gjorin e çakërdisur përpara se të zhyten përsëri në faqet e përjetshme të kushtuara ndaj nihilizmit, Nietzsches, dallimit ontologjik ndërmjet Qenies dhe qënies, Fjalës, Poezisë, harresës së Qenies, Kontrollimit të Teknikës, Ereignis-it, Hölderlinit, Dasein-it, ek-stazave, Aletheia-s, Zotit të fundit, kapërcimit të Metafizikës…, i Biri vetëtues përfitoi për vete nga mbështetja e vetvetishme e të punësuarve më të paaftë mediatikë. Asgjë e re, në këtë rast : personeli i vogël gazetaresk – ata të cilët Nietzsche i mbiquante tashmë « skllevërit në letrën e ditës » - tund bishtin duke lehur nga gëzimi tinëzar i idesë për të spërkatur marrëzinë e tij pështymore kundër çdo mendimi që nuk afrohet fare ndaj mediokritetit të tij të dukshëm : më mirë të thuash kundër çdo mendimi të vërtetë.

Është e rëndësishme për të shënuar në lidhje me këtë që Heidegger nuk mashtrohej nga pavarësia intelektuale e nxjerrë përpara nga « gazeta dhe revista me ngjyra », të cilat, shkruan ai në Çështja e Teknikës, « tërheqin vëmendjen e opinionit publik, për që ai t’i thithë gjërat e shtypura, me qëllim që vetë ato të mund të jenë të caktuara për një formim opinioni për të cilin kemi marrë një porosi për ta bërë ».

Duke u shprehur publikisht në mikrofona radiosh të ndryshme, i Biri Faye zbuloi dhunti të frikshme komiku, mjerisht të pavetëdijshme, duke u ngatërruar nganjëherë vetë në referencat e tij të veta ose duke e shqiptuar H e « Heidegger » njëlloj sikur të donte për të lëshuar çdo herë një « Heil ! » të ngrirë nga kujtesa kobzezë – duke pohuar nga këtej analizat e mprehta të Freud të kushtuara ndaj mënyrës projektive të paranojës…

Por mendim i vërtetë, aspak. Vetëm një prirje e ulët për të sharë François Fédier, Jean Beaufret dhe disa të tjerë – emrat e të cilëve imponojnë respekt dhe konsideratë tek të gjithë lexuesit e Heidegger në frëngjisht – pa propozuar asnjëherë të drejtën e përgjigjes apo të hapjes së debatit të thellë në lidhje me çështjen e vjetër (veç të tjerash gjerësisht dhe zgjuarësisht e trajtuar qsyh prej dekadash) të raporteve ndërmjet nazizmit dhe mendimit të Heidegger.

Le të rrimë të qetë. Boshësia e tezave nervozuese të Policit Faye do të zbërthehet dhe shkoqitet në të gjitha hollësitë së shpejti nga mjaft mendimtarë të vërtetë të cilët do t’i japin kështu një shuplakë të mirë neuronale të Birit të metë. Por lexuesit seriozë të Heidegger dyshojnë tashmë e tutje që interpretime kaq të kota sa ato të kushtuara nga Faye ndaj Konferencave të Brehme apo ndaj Dasein-it në Sein und Zeit nuk mund të jenë të frymëzuara ndryshe përveçse në një tru të sëmurë dashakeqas, si ithtar i denjë i atyre Sorbonnardëve të sklerozuar të cilët përpiqeshin në fillimin e shekullit për tu mbyllur dyert e Universitetit francez Hegelit dhe Nietzsches. Veç kësaj, për t’i thënë gjërat më troç, nuk kishim lexuar falsifikim kaq të trashë qysh prej idiotësive të nazistëve që njollosnin mendimin e fuqishëm të Nietzsches.

I Biri filozofikisht i imët besoi se ia hodhi, duke patur bindur mjaftueshëm një tufë bashkëbiseduesish të shushatur duke përdorur argumentin grotesk të autoritetit sipas të cilit ai do të ishte i vetmi mbi planetin Tokë që dinte për të lexuar gjermanisht dhe për të patur hyrje në tekste akoma të papërkthyera.

Mirëpo, pasi që një skuadër krejtësisht autonome shkrimtarësh, filozofësh, mendimtarësh të pavarur, që të gjithë të sinqertë dhe lexues seriozë të Heidegger, kanë vendosur të publikojnë në internet argumentet e tyre tejet të peshuara në një debat i cili nuk do të ngrihej asgjëkundi tjetër, i Gjori Faye, i habitur ngaqë nuk e lëmë veten për tu shpuar nga konfuzioni i tij paranojak, lëshoi një peticion qaraman për të mbrojtur të drejtën e tij kundër shpifjes, duke e hequr veten të fyer. Shpifja në këtë rast konsiston për të pretenduar, siç bën kështu i Biri Faye, që mendimi i Heidegger është nazist dhe antisemit në thelbin e tij. Dhe të denoncosh kthjelltësisht këtë shpifje nuk ka asgjë shpifëse : kjo quhet të dish të mendosh.

Ideja e një peticioni duke qenë e para pothuaj e mirë që të ketë ardhur në trurin e butë të të Birit të paedipizuar akoma qysh nga shfaqja e mashtrimit të tij, ajo meriton të jetë e shmangur në përfitim të mendimtarit të shquar të sharë nga miza Faye.

Ja pra një peticion i ri triumfues, i përjetshëm dhe universal si homazh ndaj Martin Heidegger, nënshkruar nga të gjithë mendimtarët të cilët, përmes kohëve, i janë borxhli gjenialit nga Suabia qoftë, tek ato më përpara, për sqarimet e tij të imtësishme të mendimit të tyre të vet, qoftë, tek ato më pas, për mësimet e tij të mrekullueshme duke u mësuar atyre për të menduar :

 

PETICION TRIUMFUES, I PERJETSHEM DHE UNIVERSAL

NE HOMAZH

NDAJ MARTIN HEIDEGGER

 

Të nënshkruarit shprehin mirënjohjen e tyre të thellë

ndaj Martin Heidegger për të paturit sjellur

mendimin e Qenies në ndriçimin e tij më të lartë

 

Héraclite                                         Giuseppe Verdi

Paul Celan                                      Parménide

René Char                                       Saint Augustin

Honoré de Balzac                         Wilhelm von Humboldt

Pindare                                            Søren Kierkegaard

Emmanuel Lévinas                      Hannah Arendt

Martin Luther                                Gérard de Nerval

Platon                                               Anaximandre

Sophocle                                          Aristote

Jean-Sébastien Bach                    Euripide

Paul Cézanne                                 Socrate

Arthur Rimbaud                          Henri Bergson

Jean Beaufret                                  Emmanuel Kant

Eschyle                                             Auguste Rodin

Edmund Husserl                          Wolfgang A. Mozart

Friedrich Nietzsche                     Aristide Maillol

Blaise Pascal                                   Friedrich Hölderlin

William Shakespeare                  Nicolas Machiavel

Homère                                             Jacques Lacan

Saint Paul                                        Léon Tolstoï

Jean-Paul Sartre                            Léonard de Vinci

Gotthold Ephraim Lessing        Maxime Gorki

Jacques Derrida                             Isocrate

Heinrich von Kleist                      Michel Foucault

Stefan George                                 Fiodor Dostoïevski

Novalis                                             Georg Trakl

Friedrich W. J. von Schelling     Démocrite

Maurice Merleau-Ponty              Maître Eckhart

Jean Duns Scot                                Ernst Jünger

Johann W. von Goethe                 Georges Braque

Georg W. F. Hegel                          Johann Georg Hamann

René Descartes                               Sappho

Gottfried W. Leibniz                    Friedrich G. Klopstock

Karl Marx                                         Ovide

Thucydide                                        Protagoras

Rainer Maria Rilke                        Friedrich von Schiller

Baruch Spinoza                              Dante Alighieri

Virgile                                                Henry Corbin

Ossip Mandelstam                        Knut Hamsun

Henry Miller                                   Tchouang Tseu

Rudolph Bultmann                       Paul Klee

Angelus Silesius                             Jakob Böhme

Paula Modersohn-Becker            Eduard Mörike

Saint Thomas d'Aquin                 Wilhelm Dilthey

Ortega y Gasset                              Thomas d'Erfurt

Gottfried Benn                                Conradin Kreutzer

Johann Peter Hebel                        Igor Stravinski

Eugen Fink                                        Marie-Luise Kaschnitz

Adalbert Stifter                               Arthur Schopenhauer

Ludwig Wittgenstein                    Erhart Kästner

Werner Heisenberg                        Archiloque

Georg Christoph Lichtenberg    Vincent Van Gogh

 


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Allwebco Web Templates · Build your own toolbar · Site Building Articles · Audio, Fonts, Clipart
powered by a free webtools company bravenet.com