untitled

Njëra nga çështjet themelore që do të mund t’i adresohet filozofisë së Heidegger është kjo : qysh të mendohet historia dhe etika duke u nisur nga hapi ontologjik në të cilin ai ka nënshkruar refleksionin e tij ? (Hannah Arendt)


Dosje speciale - maj 2005

 

Në këtë cikël shkrimesh, ne do të merremi më gjerësisht me një çështje e cila vazhdon akoma për të ngacmuar mendjet e studiuesve të Heidegger. Deri në ç’pikë ishte Heidegger një nazist ? Por, a ishte ai me të vërtetë një i tillë ? Ku ndahet filozofi nga njeriu politik ? A është i prerë ky kufi apo ka njëfarë mjegulle që nuk të lejon të shohësh qartë ? Këto çështje, të paktën në dukje legjitime (tekefundit, a nuk kishte qenë Heidegger anëtar i partisë naziste deri më 1945 ?), do të trajtohen nga mjaft shkrime studiuesish të ndryshëm të cilët bien në një mendje në lidhje me këtë : që vepra e Heideggerit si filozof është kolosale dhe krejt unike, por jeta e tij politike lë pak vend për dyshime, ngurime, sqarime, refleksione të cilat duhen çuar deri në fund për që të mos krijohet mundësia për të rënë në akuza krejt të rëndomta.

Në muajin maj të këtij viti, në Francë doli në qarkullim një ese e Emmanuel Faye (për çudi, i ati i tij Jean-Pierre Faye kishte shkruar dhe ai një libër mbi lidhjet e Heidegger me nazizmin duke e akuzuar atë për një bashkëpunim më të zellshëm sesa thjesht anëtarësimi në Parti) i cili kësaj rradhe kalon në akuza të hapura duke lënë të kuptohet që filozofia heideggeriane është frymëzuesja e Hitler. Akuza të rënda, sepse kjo do të thotë të rrafshosh me një të lëvizur të dorës tërë veprën e shkëlqyer të Heidegger, dhe të çosh dëm tërë ato përpjekje studiuesish të Heideggerit të cilët prej vitesh mundohen të shpojnë misterin e saj.

Një grup filozofësh dhe intelektualësh francezë, duke hedhur poshtë këto akuza të rënda, dhe në sytë e tyre, të neveritshme, kanë hapur një website me disa punime që dëshmojnë në favor të Heideggerit duke thënë që ai është shumë larg nazizmit, dhe se nëse ka patur ndonjë pikëtakimi me këtë ideologji, kjo ka qenë për motive krejt te ndryshme sesa ato që përmenden në esenë e Faye.

Ato kanë hartuar një manifest, të shkruar në 15 gjuhë të ndryshme dhe të përhapur në gjithë botën. Duke dashur që edhe lexuesi shqiptar ta lexojë atë në gjuhën e tij dhe timen amtare, unë do të mundohem ta sjell të plotë këtë dosje të përkthyer dhe të paraqitur para bashkatdhetarëve të mi që përpiqen të jenë në dijeni të debateve më të fundit filozofike në Francë dhe në Europë.

Këtu më poshtë është manifesti i përkthyer në shqip, dhe komunikata e drejtuar ndaj Agence France Presse :

 

Filozofë francezë kundërsulmojnë !  

Të vendosur për të kundërshtuar fushatën shpifëse që po pason botimin e esesë delirante të Emmanuel Faye (duke e qortuar Martin Heideggerin të jetë frymëzuesi i Hitlerit dhe i Heydrich), disa ndër filozofët më të regjur të mendimit të Heidegger, përkthyes dhe specialistë francezë të veprës së tij, përgjigjen në linjë në një dosje speciale të publikuar në website-in letrar dhe filozofik « Paroles des Jours ».

 

 

Adresuar ndaj Claude Casteran, Agence France Presse

Paris, më 19 maj 2005

Zotëri i nderuar,

Po ju njoftoj në lidhje me një ndërmarrje intelektuale origjinale që po zhvillohet në këtë moment në internet, rrjedhojë e botimit të esesë së Emmanuel Faye kushtuar filozofit Martin Heidegger, të titulluar Hyrja e nazizmit në filozofi. Kjo ese, e cila vë rëndë në çështje përgjegjësinë intelektuale dhe shpirtërore të filozofit më të madh të shekullit të XX-të në lidhje me nazizmin dhe Shoah, sulmon gjithashtu mjaft filozofë francezë, specialistë të veprës dhe mendimit të Heidegger, të cilësuar hapur si « revizionistë ». Filozofi François Fédier, përkthyes i mirënjohur i Heidegger, si dhe disa të tjerë midis ekspertëve më të hollë francezë të mendimit heideggerian, kanë vendosur t’i përgjigjen asaj çka ato e konsiderojnë si shpifje në website-in letrar dhe filozofik « Paroles des Jours, penser la litterature » (Fjalë të Ditëve, të mendosh letërsinë), duke vënë analizat e tyre në dispozicion të komunitetit intelektual ndërkombëtar.

Këtu fillon origjinaliteti i kësaj dosje speciale Heidegger publikuar në linjë

 

http://parolesdesjours.free.fr/scandale.htm

 

Një manifest në 15 gjuhë i titulluar FRENCH PHILOSOPHERS FIGHT BACK ! u është dërguar me email rreth 150 mijë vetëve nëpër gjithë botën : departamente filozofie të 3040 universiteteve në mbarë globin, website kulturore, letrare, filozofike, media ndërkombëtare, aleanca franceze, departamente kulturore të ambasadave të Francës, botues, revista, etj…

Ky « operacion » intelektual, i cili përfiton nga përgjithësimi i internetit dhe nga lehtësia dhe mospagesa e dërgimit të emaileve, është i pari në historinë e debatit të ideve.

Unë kam hartuar një komunikatë, që jua bashkangjis këtu, duke përmbledhur këtë operacion të padëgjuar më parë, dhe duke shpresuar që Agence France Presse do të ketë nga përkujdesjet tuaja mirësinë për ta shpërndarë.

Ju falenderoj që më parë.

Sinqerisht,

Stéphane Zagdanski

 

***

 

E PARA NE HISTORINE E DEBATIT TE IDEVE

Afro dhjetë ndër specialistët më të mirë të veprës së Martin Heidegger, në përgjigje ndaj akuzave të Emmanuel Faye në esenë e tij të sapo botuar Heidegger, Introduction du nazisme dans la philosophie (Heidegger, Hyrje e nazizmit në filozofi), kanë ndërtuar një dosje të konsultueshme në linjë në website-in letrar dhe filozofik « Paroles des Jours » në këtë adresë :

http://parolesdesjours.free.fr/scandale.htm

Një manifest i përkthyer në 15 gjuhë, i titulluar FRENCH PHILOSOPHERS FIGHT BACK !, u është dërguar me email disa dhjetëra mijëra vetave në botë, universitarë, studentë në filozofi, intelektualë, gazetarë, përfaqësues kulturorë, etj., me qëllim për tu njoftuar atyre ekzistencën e kësaj dosje e cila lejon për të patur një ide të qartë të raporteve ndërmjet Heidegger dhe nazizmit.

Ky përdorim origjinal i internetit në historinë e debateve të ideve ka patur përnjëherë një sukses që nuk do të kishte mundur ta siguronte asnjë mass-media tradicionale, me qindra vetë duke ardhur përditë për ta konsultuar dosjen qysh nga vënia e saj në linjë më 10 maj 2005.

 

 

Debat dhe mendime

 

Hedhje poshtë

nga Henry Cretella

20 qershor 2005

 

Çfarë pohimi ! Çfarë pranimi disfate ky peticion* i nënshkruar nga disa personalitete të botës intelektuale në favor të një libri – Heidegger i Emmanuel Faye — që ato kanë besuar të mbështesin kështu por që nuk do të kenë arritur gjë tjetër përveçse për ta diskredituar. Do të ketë mjaftuar pra që një grusht « heideggerianësh radikalë » - siç ata përshkruhen nga peticionistët tonë – të mos tërhiqen për hunde dhe të përdorin internetin, siç dikur disidentët e Lindjes përdornin Samizdat-in (fjalë ruse që përdorej për të përshkruar veprat e ndaluara që shpërndaheshin fshehtas nën dorë – shën. im UN), për që makina mediatike tradicionale të tregojë caqet e pushtetit të saj në çështje promovimi apo censure intelektuale. I tillë është mësimi më spektakolar – dhe aq më tepër bindës që i pavullnetshëm – i dhënë nga ky peticion : një mësim kotësie mediatike nga vjetërsia teknike. Të mos dyshojmë që të interesuarit e lodhur do të përpiqen për të përfituar, sa më shpejt, nga mësimet që duhet të nxirren nga kjo aventurë e pafat, e cila mbërrin pas disa të tjerave më të prekshme për interesat e tyre. – Por, pikërisht, këtu janë interesat e tyre – kolektive dhe private – dhe jo ato – vetjake dhe universale – të mendimit. Të cilat nuk qëndrojnë kurrë në rezultatin, apo arritjen, e një veprimi, por në legjitimitetin e tij.

Në këtë këndvështrim, mënyra më e mirë për të nxjerrë në pah legjitimitetin e rezistencës ndaj kësaj vale të re shpifjesh viktimë e së cilës është tani Heidegger – e katërta në gjashtëdhjetë vjet, e dyta post mortem — është padyshim të përmendurit e motiveve të hedhjes poshtë të tërësisë së nënshkruesve të peticionit në fjalë. Arsyeja kryesore, në fakt, për të cilën secili prej tyre, dhe të gjithë së bashku, duhet të hidhen poshtë qëndron në këtë që, duke qenë fjala për mendim, asnjë lloj përgënjeshtrimi apo mbrojtjeje kolektive nuk do të duhej pranuar asnjëherë. Sepse bëhet fjalë për mendim vetëm me kushtin e të qenurit po aq personalisht i përpunuar sa dhe i shprehur nga një individ i veçantë. Një peticion është i kundërt nga përkufizimi me këtë kusht. Ja përse ai mund të përdoret vetëm për të tentuar të merret dëmshpërblim kundër të këqijave që vijnë nga veprime të cilat mund të karakterizohen materialisht. Çka kjo nuk do të ishte kurrë rasti kur bëhet fjalë për mendim. Çdo shkelje, dhe detyrimisht çdo krim, vjen në fakt : jo nga një i ashtuquajtur « mendim drejtues », por përkundrazi nga vullneti i pakuptimtë për të mos u merakosur – thënë ndryshe, për të mos marrë përsipër – pasojat e të këqijave që i kemi paramenduar t’i kryejmë. Të paramendosh nuk është, në fakt, sinonim i të menduarit, por përshkruan atë çka paraprin vendimin për të menduar apo jo. Në atë mënyrë që është gjithmonë për papërgjegjësinë e tij, thënë ndryshe për shkak të një lloj çmendurie të menduar, kjo që një person – dhe kurrë një kolektivitet – mund të jetë i dënuar. Legjitimisht, kuptohet. Emmanuel Faye nuk ka qenë vetvetja e tij pa e parandjerë turbull këtë. Kështu është pikërisht këtu ajo çka lejon për të kuptuar dëmshmërinë e jashtëzakonshme të shpifjes intelektuale të filluar nga pamfleti i tij.

Nga ku del motivi i dytë i hedhjes poshtë të nënshkruesve të këtij peticioni. Teksti në të cilin ato kanë nënshkruar nuk lë për tu shfaqur atë çka është megjithatë më e habitshmja në ndërmarrjen e Emmanuel Faye. Në kundërshtim me atë çka disa kanë mundur të tentojnë në të kaluarën, ai nuk është trazuar për vete për të nxjerrur nga veprimi i një mendimtari krimet e kryera nga qeveritarë, parti apo lëvizje që kanë kërkuar mbështetjen e tij. Jo, ajo për çka është akuzuar me zell Heidegger është këtu, jo të qenurit në origjinë të nazizmit, por vetëm, siç e zbërthen këtë titulli i pamfletit të tij, « futja » e këtij nazizmi « në filozofi ». Çka kjo nënkupton që Heidegger, larg së qenuri mendimtari i madh që besonim – « filozofi më i madh i shekullit të XX-të » për disa – del të jetë përkundrazi veçse një intelektual i dorës së dytë, një lloj minus habens ku vepra e të cilit nuk do të ketë qëndruar në tjetër gjë përveçse për të futur në filozofi, fshehtas, principe – racizëm, antisemitizëm – që Hitleri i ka, ai, formuluar qartë. Me Heidegger do të merrte fund, kështu, era e « menduesve udhërrëfyes » dhe do të mund të ketë filluar ajo e shërbëtorëve intelektualë të zotërinjve kriminelëve. Për rrjedhojë, tmerrit për atë çka Heidegger ka « futur », do të duhej t’i bashkohej përbuzja për atë që nuk do të ketë qenë gjë tjetër përveçse një lloj Goebbels i fshehur në profesor filozofie. Duke qenë e tillë teza e sjellur nga Emmanuel Faye, mund të habitemi që vetëm disa « heideggerianë radikalë » të jenë publikisht tronditur nga të parit e mbështetjes së saj nga një tërësi gazetash, ndër të cilat asnjëra nuk ka treguar as dyshimin më të vogël për masën e madhe të asaj çka atyre u kërkohej për të promovuar. Mund të mbetemi gjithashtu të befasuar që nën efektin e një anti-heideggerizmi të pamenduar – dhe, për disa, duam të shpresojmë, të pësuar, nënshkruesit e peticionit të kenë besuar të mundin për t’i sjellur mbështetjen e tyre një shpifjeje kaq të pamundshme.

Aq më tepër që mjaftonte një ushtrim i moderuar i aftësisë më të rëndomtë të vëmendjes dhe gjykimit për të zbuluar që nuk është, sigurisht, vetëm nga përmbajtja e tezës së nxjerrë përpara, por dhe nga mënyra për të arritur tek ajo kjo që Emmanuel Faye ka thyer rëndë rregullin më elementar të sjelljes intelektuale. Në atë lloj që motivit juridik të përgjegjësisë dhe motivit filozofik të pranueshmërisë, që sapo u përmendën njëri pas tjetrit, u duhet akoma shtuar dhe një motiv logjik hedhjeje poshtë të nënshkruesve të peticionit. Sepse frymës së pamfletit në mbështetje të të cilit ato janë rreshtuar nuk mund të jetë e përkufizuar ndryshe përveçse nga një pandjeshmëri ndaj kontradiktës e cila shkon më tej sesa vetëm të prekë absurditetin. Kështu, për tu kufizuar në argumentin që shtypi ka cituar më shpesh – atë të karakterizimit të « armikut » — Emmanuel Faye shkon deri të citojë, në gjermanisht dhe në frëngjisht, dy shënime të ngjashme studentësh që thonë saktësisht të kundërtën e asaj çka ai nxjerr në mënyrë abuzive. Ndërsa Heidegger bën aty, në mënyrën më të shkoqitur, kritikën e mendimit të armikut të parashtruar nga Carl Schmitt, Emmanuel Faye, ai, beson të mundet për të ndarë me lexuesin e tij bindjen e tij të paqenë mbi një varësi të Heidegger kundrejt një autori ku Heidegger, përkundrazi, sapo ka vërtetuar që jo vetëm konceptimi i këtij autori është i « prejardhur », por sidomos, për më tepër, nga një princip për të cilin Heidegger nuk e ka përfilluar aspak. Kështu, thënë ndryshe, që Heidegger na zbulon mungesën e themelit të mendimit schmittian të armikut, Emmanuel Faye do të donte të na bindte që ai varet nga ky mendim. Çka kjo përputhet sidoqoftë me atë çka kemi thënë më lart. Heidegger duke mos qenë, sipas Emmanuel Faye, një mendimtar origjinal, qysh të habitemi atëherë për ta parë atë kaq intelektualisht të nënshtruar : jo vetëm ndaj Hitlerit dhe Schmitt-it, por, besohet të mundin për të na bindur për këtë, deri ndaj artizanëve më të vegjël të ideologjisë naziste. Në përpjekjen e tij të stërmadhe për të na bërë ta gëlltisim këtë, Emmanuel Faye shpeshton kështu kontradiktat në pambarim. Në atë mënyrë që, mbërritur në fund të romanit të tij shpifës, lexuesi e gjen veten të zhytur në habinë më të madhe : si ka mundësi, pyet veten ai, që një thurje absurditetesh kaq të dukshme ka mundur të takojë një pritje kaq dashamirëse, dhe të mbledhë më e shpeshta pëlqimin e gazetave – ku është koha për ta vënë në dukje që ato janë, të paktën deri tani, pothuaj ekskluzivisht të « majta ». Njëlloj siç janë dhe nënshkruesit e peticionit që ka përbërë objektin e hedhjes poshtë të pranishme.

Nga ku rrjedh mësimi i dukshëm për tu nxjerrë nga ky konstatim i dyfishtë : sa kohë që një tabu do të pengojë për të pyetur mbi pjesën e përgjegjësisë së dogmatizmit të majtë në joshjen që kanë ushtruar regjimet e ndryshme totalitare, tundimi për t’ia mveshur fajësinë e asaj çka ndodhur – në veçanti Shoah – kriminelit më të madh të këtyre regjimeve, nuk do të pushojë së kërkuari « koka turku » gjithnjë e më të pamundshme mbi të cilët të mundet për të ushtruar një ndëshkim, ku sidoqoftë edhe idenë e këtij ndëshkimi nuk arrijmë ta kapim. Sepse nuk ka ndëshkim të mundshëm për t’i koresponduar një krimi siç Shoah. Arsyeja këtu është që çdo krim që ka në origjinë një refuzim për të menduar, refuzim i cili pati mbërthyer Perëndimin gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar, është i një « radikaliteti » të tillë saqë vetëm një mendim i një thellësie më të madhe do të mundej për të na çliruar. Nuk duhet pra pushuar, jo vetëm për të shpresuar, por dhe për të punuar në atë mënyrë që të mos mundemi më për ta njollosur këtë mendim.

____________________________

* Botimi i veprës së Emmanuel Faye Heidegger, l’introduction du nazisme dans la philosophie (Albin Michel) (« Le Monde des Livres » të 25 mars) ka ngjallur një debat të ashpër në shtyp dhe midis filozofëve. Në mbrojtje të Emmanuel Faye, njëfarë numri intelektualësh kanë nënshkruar një peticion duke u ngritur kundër « diskreditimit » që, sipas tyre, « heideggerianët radikalë » hedhin mbi veprën e tij, « nga të gjitha mjetet, përfshirë këtu sulme shpifëse kundër autorit të shpërndara në Internet ». Për nënshkruesit, « ky libër rikthehet mbi angazhimin e zellshëm të mendimtarit në politikën hitleriane dhe nxjerr në dritë në mënyrë të saktë, të dokumentuar dhe argumentuar, lidhjen e thellë ndërmjet veprës së Heidegger dhe doktrinës naziste, veçanërisht në seminaret e pabotuara të 1933-1935. » « Ne mendojmë, shtojnë ato, që kërkimi kritik që sillet mbi veprën e Heidegger në raportin e tij ndaj nazizmit duhet të vazhdohet dhe thellohet ; le të urojmë që tu jepet një shpërndarje sa më e gjerë ndërkombëtare elementeve të reja të kërkimit specifik të sjellura nga ky libër dhe debatit të thellë që duhet të vijë më pas. » Midis nënshkruesve, të shënojmë praninë e Henri Atlan, Jean Bollack, Jacques Bouveresse, Jacques Brunschwig, Francis Cohen, Georges-Arthur Goldschmidt, Raphael Gross, Pierre Guenancia, Claude Imbert, André Jacob, Francis Kaplan, Serge Klarsfeld, Jean-Pierre Lefebvre, Jacques Leibowitch, Jean-Claude Margolin, Arno Münster, Frédéric Nef, Pascal Ory, Alain Rey, Jean-Louis Vieillard-Baron, Jean-PierreVernant, Paul Veyne, Pierre Vidal-Naquet, Richard Wolin.

‘Le monde des Livres’, e premte 17 qershor 2005

 

 

Tu quoque… ose diktatura e « dikushit »

Letër ndaj revistës Télérama

nga Mathieu Gallou

 

Xavier Lacavalerie propozon në n° 2891 të revistës suaj një « shenjë të kohës » mjaft domethënëse, të titulluar « Heidegger është çvarrosur ». Preteksti për këtë është hyrja e veprave të Martin Heidegger në programin e provimit me shkrim të Agregimit (në Francë, provim për pranimin e profesorëve të liceve, ose dhe të disa universiteteve) në Filozofi, për sezonin 2006. Të kujtojmë në fillim që nëse është hera e parë kjo që Heidegger shfaqet në provimin me shkrim të konkursit, ai ka qenë disa herë në provimin me gojë të Agregimit (1995, për shembull) pa këtë që kjo të ngjallë kësisoj reagimesh epidermike jehonë e të cilave bëhet, pothuaj para kohe, X. Lacavalerie.

Njëlloj siç nuk është hera e parë që Heidegger është në programin e Agregimit, nuk është hera e parë gjithashtu që « themi » çfarë të na vijë për mbarë në lidhje me të. Marrëdhëniet e Heidegger me nacional-socializmin gjerman janë sigurisht një çështje e rëndësishme, dhe një humnerë përpleksjeje për ata të cilëve iu intereson mendimi i tij. Jeta dhe angazhimi politik, edhe tejet i shkurtër, i Heidegger duhet në fakt të përbëjë çështje : që njëri prej mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit të XX-të ta ketë emrin e tij të lidhur me barbarinë naziste, kjo duhet t’i bëjë për të menduar ata që interesohen nga afër apo nga larg filozofisë. Por kjo çështje, këto pikëpyetje nuk mund të zënë vend në një kontekst ku penaxhinj të shumtë kërkojnë me çdo kusht të rizgjojnë skandalin e mirë-menduesve apo të pa-menduesve fare. Atëherë « na » kujtoj çdo dhjetë vjet, me goditje dokumentesh të vjetra shpesh tashmë të njohura, të cilat vihemi për t’i shtrembëruar në të gjitha kuptimet, që Heidegger ka qenë Rektor Universiteti në Gjermaninë naziste të 1933-1934 (ky është një fakt), që ai nuk e ka dorëzuar asnjëherë kartën e anëtarit të NSDAP (ky është një fakt tjetër), dhe nga kjo « bëjmë » në fakt, siç X. Lacavalerie, një mjet për të shtyrë përpara hamendësime gjithnjë e më të dyshimta apo të krisura. Kështu kronisti ynë pohon që « dimë që Heidegger ishte, në mos autori, të paktën frymëzuesi i drejtpërdrejtë i disa diskutimeve të Führer-it ». E dimë këtë ? Unë për vete, nuk e di, dhe përveç pandershmërisë intelektuale që qëndron në këto fjalë « në mos autori » (njëlloj sikur ideja që Heidegger të ketë mundur për të hartuar personalisht diskutimet e Hitlerit të mos ishte krejt e çmendur, as e zhveshur nga themeli më i vogël historik), unë nuk njoh askënd që ta dijë këtë, duke lënë mënjanë këtë « dikush » (si përemër i pacaktuar, Heidegger i ka bërë një analizë të shkëlqyer qenies së njeriut në mënyrë të papastër, nën sundimin e « dikushit », opinionit – shënimi im, UN) të cilin Heidegger e përshkruante në një libër që « lexoj » (shqipja nuk përdor këtu përemrin e pacaktuar dikush por nënkuptohet në kohën e foljes në vetën e parë shumës – shënimi im, UN) tepër pak, Qenie dhe Kohë (§27), pra duke lënë mënjanë diktaturën. Diktatura e « dikushit », e lidhur me atë çka Heidegger quan « publicitetin », konsiston pikërisht për ta privuar çdo njeri nga ekzistenca e tij, në emër të lajtmotivit dhe ideve të marrura gjithnjë të paarritshme, për shkak të ngatërresës dhe mungesës së tyre të themelit, nga shqyrtimi kritik. Diktatura e « dikushit » vepron gjithmonë me thënie, me « thuhet se… » të cilat hiqen si të vetëkuptueshme dhe kështu nuk i lënë asnjë vend refleksionit, duke ia lëshuar sharjeve apo skandalit këdo që do të dëshironte për t’i vënë ato në pikëpyetje.

Mirëpo, ç’duam të themi kur flasim për « frymëzues të drejtpërdrejtë të disa diskutimeve » ? Në kuptimin e ngushtë, asgjë, absolutisht asgjë. A e ka lexuar Hitleri veprën Qenie dhe Kohë apo tekste të tjera ? Asgjë nuk lejon për ta pohuar këtë. A ka qenë ndonjëherë Heidegger në kontakt personal me Führer-in ? Aspak ! Përkundrazi, njëri nga frymëzuesit e njohur të Hitlerit, ideologu Rosenberg, nuk ka patur afrinë më të vogël me mendimin e Heidegger. Mbetet vetëm një atmosferë e sëmurë, ajo e viteve 30, dhe « budallallëku i madh » (i thënë nga vetë Heidegger) për të besuar që nacional-socializmi mund të përthyhej në kahun e një ringjallje, mbartëse ardhmërie, të mendimit dhe kombit gjerman.

Shkurt, gjithçka që « di » këtu nuk vlen kurgjë. Me ritmin ku qysh prej 1945, ky apo ai ëndërrimtar me sy hapur, ky apo ai që jeton me fitime të vogla botimesh, nxjerr përpara këto lloj marrëzirash, unë kam frikë që 2020-a apo 2040-a të mos na sjellë « zbulime » të reja, nën penën e një ithtari apo pasardhësi të Victor Farias apo të Emmanuel Faye. Le të dalim pak më përpara, me një fakt turbullues : është parë që Heidegger dhe Hitler të kenë të përbashkët të paktën fillimin dhe mbarimin e emrave të tyre, a nuk është kjo një shenjë e qartë, e padyshueshme, e lidhjes së tyre ? Mos po e teproj vallë ? Ndoshta, e ardhmja do ta thotë… Në pritje, është mirë, besoj unë, për të kujtuar që çështja e mpleksjes politike të një mendimtari kaq vendimtar në një regjim kaq të urryer do të duhej t’i linte vend një debati të vërtetë, çka kjo është e mundur dhe zhvillohet gjetkë, pothuaj ngado, larg projektorëve dhe publicitetit të Les Monde des Livres apo « shenjave të kohës » të Télérama, midis lexuesish të vëmendshëm të veprës, midis historianësh të ndërgjegjshëm, më të ndjeshëm ndaj detyrës së tyre të mençurisë sesa ndaj oreksit për famë apo për skandal, shkurt midis njerëzish që guxojnë të thonë « unë » !

Qysh ka mundur Heidegger të besojë që ishte e mundshme për tu përpjekur, në Rajhun e Tretë të 1933, për rilindjen e mendimit gjerman ? Çfarë kuptimi t’i jepet diskutimit të inaugurimit të rektoratit të tij ? Qysh të lexohen kurset e viteve 1934-1945 ? Qysh e karakterizon Heidegger « kohën e pikëllimit », që ishte kohë e tija dhe që ngjan kaq shumë me tonën ? Ja disa çështje së cilave nuk u përgjigjet asnjë evidencë e ngushtë, e ofruar, ndërmjet çështjesh të tjera më të gjera (veprat në program janë të përparshme ndaj angazhimit të 1933-34), ndaj kandidatëve të Agregimit, përballë një jurie mbi të cilën më e pakta që mund të themi është që ajo nuk është e përbërë nga një rradhë heideggerianësh të pohuar.

Atëherë, të mos « na » thonë që hyrja e Heidegger në programin me shkrim vë në rrezik mësimdhënien e filozofisë në Maturë ! Ajo çka e vë atë në rrezik, kjo është diktatura e « dikushit », sepse kjo mësimdhënie është ndër të vetmet kundër-pushtete të kësaj diktature. Midis kundër-pushteteve të tjera të kësaj diktature gjendet principi i shtypit të zgjuar, dmth ai shtyp që dëshiron dhe fton për refleksion, për pyetësim kritik. Mbetet për tu ditur nëse Télérama bën aty pjesë apo nëse tu quoque, ti gjithashtu, ti dorëzon armët…

Matthieu Gallou

Agreguar në Filozofi

President i Departamentit të Filozofisë

Në Universitetin e Bretanjës Perëndimore (Brest)

 

 

Për Le Monde

Philippe Arjakovsky

 

Në artikullin e tij të 25 mars 2005 të titulluar “Krimet e ideve të Schmitt dhe të Heidegger”, Z. Droit i bën një recension lavdërues një libri të Emmanuel Faye i cili e akuzon Heidegger të ketë « futur nazizmin në filozofi ». Drejt fundit të artikullit të tij, ai lë për të kuptuar në mënyrën më të hapur që Heidegger është drejtpërdrejt përgjegjës për shfarosjen e Çifutëve. « Në fund të udhës, shkruan ai, vdekja e armikut është njëlloj » - dhe pastaj del me këtë mrekulli dykuptimësie sofistike : « Me tu internuar, gazuar, djegur armiqtë e shpikur nga Rajhu, Heidegger ka heshtur. » Por qysh ka bërë Rajhu për të shpikur armiqtë e tij ? Duke u dukur siç t’i përgjigjet kësaj pyetje, një pasazh mjaft i gjatë i nxjerrë nga një kurs i Heidegger (marrë nga libri i Z. Faye) është cituar nga Le Monde në një qoshe në fund të faqes ; aty bëhet fjalë për « kërkesën radikale për të gjetur armikun » dhe « për të filluar sulmin (…) në synim të asgjësimit total ». Në princip, në leximin e kësaj faqe, lexuesi jo mirë i informuar apo i paralajmëruar kupton përnjëherë që Heidegger është ideologu i vërtetë i regjimit nazist dhe në thelb frymëzuesi i « zgjidhjes përfundimtare ». Kush e di madje nëse, duke blerë librin e Z. Faye, nuk do të mësonim më shumë që ky kurs që na flet mbi armikun dhe luftimin nuk është troç një koment i Mein Kampf të Hitler… ? Suspens i bukur komercial !

Por ju i mbani njerëzit me të vërtetë për budallenj ! Ky kurs (mbi të vërtetën) i 1933-34 nuk është absolutisht i panjohur : ai gjendet në bibliotekën time qysh prej katër vjetësh – dhe nëse e hapim, shohim që pasazhi i cituar mbi armikun dhe luftimin është nxjerrë në fakt nga një koment… i një fragmenti të Heraklitit, fragmenti i famshëm DK 53, i cili thotë që « Polémos është babai i gjithçkaje që është… » - dhe teza e përgjithshme e kapitullit është që Polémos, luftimi, është, për Grekët, vatra thelbësore e gjithçkaje që është, përtej çdo sjelljeje njerëzore.

Asgjë nuk e pengon një ideolog të shkathët, do të mund të më përgjigjeshin, për të marrë pretekst tek mendimi i Heraklitit për të mbështetur « luftimin » e Hitlerit. Por këtu ne kalojmë nga domeni i sigurisë së padiskutueshme të një fakti (çka lë për të sugjeruar montazhi i Le Monde) tek ai i drejtësisë gjithmonë të diskutueshme të një interpretimi.

Mungesa këtu e çdo konteksti, e perspektivës më të vogël, na lejon për të kuptuar dallimin ndërmjet një gazetarizmi kritik informacioni dhe një gazetarizmi ideologjik që bie këtu në thellësitë e së neveritshmes. Mënyra me të cilën ju e paraqisni këtë citim është në fakt një nga ato trukimet, thënë ndryshe një nga ato « krimet e ideve » ku ju besoni të jeni kritikuesit. Nëse ju do të kishit ndershmërinë për të treguar kontekstin e këtij citimi, lexuesi do të kishte mundur për shembull të shtronte pyetjen e mëposhtme : po sikur të bërit kurs në vitet 33-34 mbi polémos (Kampf, luftim) në kuptimin e Heraklitit au sens d’Héraclite të mos ishte përkundrazi një mënyrë për Heidegger për tu ofruar studentëve të tij një kundërpeshë të jashtëzakonshme ndaj Luftimit tjetër të frymëzuar nga libri zyrtar i regjimit ? Thënë ndryshe një akt rezistence ? Kjo është një çështje, do ta kemi kuptuar këtë, që Z. Droit ka mësuar prej kohësh për ta « luftuar » në mënyrën më të poshtër.

 Por këtu kthehem më veçanërisht drejt Mediatorit të Gazetës. Guxoj të marr me mend që në gazetën tuaj, gazetari i ngarkuar me një rubrikë pëlqen, në një mënyrë apo tjetër, atë për çka bëhet fjalë në rubrikën e tij ; për të cituar këtu veçse disa nga penat tuaja më të njohura, nuk e përfytyrojmë Z. Vernet duke urryer çështjet diplomatike ndërkombëtare, Z. Kéchichian duke gëlltitur me zor poezinë mistike apo Z. Marmande të tërhequr zvarrë nga kryeredaktori i tij për të shkuar në arenën e corridas. A nuk do të ishte koha sidoqoftë për të bërë një të mirë duke i hequr Z. Droit barrën siç duket të pështirë për të për tu marrë me librat e Heidegger qysh prej 20 vjetësh ? Ose Heidegger është me të vërtetë një filozof nazist – dhe në këtë rast le Monde, me tërë fuqinë e saj si gazeta më e madhe e opinionit francez, do të kishte nderin, për të mbyllur procesin që ajo i bën atij prej shumë kohësh, të lëshonte dhe të mbështeste një peticion kombëtar për që të rregullonim përfundimisht rastin Heidegger – për shembull duke e hequr atë nga lista e autorëve zyrtarë të programit të Maturës. Dhe kështu do të mund t’i hiqnim Z. Droit barrën e rëndë për të bërë gjoja sikur lexon veprat e Heidegger. Ose Heidegger është mendimtari i madh i kohës sonë që disa pëlqejnë ta besojnë, dhe në këtë rast a nuk besoni ju që do të ishte më « deontologjike » (nëse kjo fjalë ka akoma kuptim për gazetën tuaj) për t’ia dhënë librat e tij një gazetari apo kronisti që të kuptojë diçka aty, dhe përse jo ta dojë sadopak atë ? Z. Droit do të kishte kështu kohë për të shumëfishuar eksperiencat e mëdha filozofike të së përditshmes të cilat ai na i ka rreshtuar në librin e tij të famshëm, siç ajo e të shikuarit të vetes duke urinuar apo ajo e të recituarit mbrapsht të listës së ushqimeve (nuk e di mirë tamam, por kjo ishte pasionante dhe kjo do të mund të trajtohej në një kronikë javore në suplementin tuaj me pagesë të fundjavës).

Dyshoj, Z. Mediator, mbi atë çka ju do të mund të më përgjigjeshit në lidhje me këtë poshtërsi të 25 mars 2005. Përballë artikullit të madh të Z. Droit dhe përsipër nja artikulli të dytë të po të njëjtit, gjendeshin një hetim i Z. Birnbaum dhe një bisedë e drejtuar nga Z. Kéchichian me Marc de Launay, në tërësi pak a shumë të favorshëm ndaj Heidegger. Por ja, ato nuk ishin me armë të barabarta : ç’vlen opinioni i të panjohurve përpara bubërrimit të ndyrë të ndërtuar në faqen përballë ? Ç’vlejnë përgjithësimet në të cilat lëshohen njerëzit që ju pyesni në lidhje me një libër që ato nuk e kanë lexuar akoma (dhe me të drejtë, pasiqë nuk ka dalur akoma) ?

 

 

 


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Allwebco Web Templates · Build your own toolbar · Site Building Articles · Audio, Fonts, Clipart
powered by a free webtools company bravenet.com