untitled

Ç'është filozofia ?

 

Para se të hyjmë tek Heidegger, disa gjëra të përgjithshme në lidhje me filozofinë. Ajo çka mendon Heidegger mbi filozofinë do të dalë vetë nga tekstet e tij të cilat do të vihen në linjë (në mënyrë të cunguar, arsyet dihen tashmë) herë pas here, të përkthyera nga vetë shkruesi i këtyre rradhëve.

Në kuptimin e saj modern, filozofia përshkruan një formë hapi intelektual i dalluar nga shkenca si dhe nga feja. Filozofia nuk është në fakt një njohje, por ajo dallohet edhe nga besimi. Hapi filozofik mund të jetë megjithatë i përafruar me shkencën si njohje racionale, dhe me fenë në ambicjen e saj për të kapur realen në tërësinë e saj. Ajo çka e dallon më së miri filozofinë, kjo është karakteri i saj reflektues. Të reflektosh, kjo është, mirëfilli, « të rikthehesh mbi vete », « të mendosh vetveten ». Kështu, për shembull, të zgjidhësh një ekuacion kërkon një punë matematike, por të pyesësh veten mbi atë çka është matematika mpleks tashmë një refleksion të rendit filozofik. Në këtë kuptim, filozofia nuk ka objet të veçantë, sepse gjithçka mundet kështu për të qenë e reflektuar.

Filozofia mund të përkufizohet gjithashtu nga historia e saj : filozofia është atëherë historia e filozofisë, historia e mendimit. Dhe disa do të shtojnë : e mendimit perëndimor, në masën ku biem dakort për ta vendosur vendlindjen e tij në Greqinë e lashtë.

Tradita filozofike së cilës ne i referohemi në perëndim ka lindur në fakt në Greqi (ose, nëse duam të jemi më të saktë, në kolonitë greke të Azisë së vogël), para më shumë se 25 shekujsh. Qysh në këtë kohë, filozofët dallohen nga mënyra e tyre e të qenurit dhe e të menduarit. Sigurisht, Pitagora (shpikësi, thuhet, i fjalës filozof, në shekullin VI p.e.s) qe, siç duket, themeluesi i një lloj sekti, dhe filozofia nuk u dallua menjëherë nga feja. Megjithatë, konceptimet fetare të pitagorasve paraqisnin trajta të veçanta : ato nuk ishin thjesht të rrjedhura nga një traditë kolektive, nga një kulturë ; dhe ato merrnin mbështetje mbi një lloj mistike të numrit, duke ravijëzuar kështu rëndësinë e logos-it, pa të cilin matematika nuk do të kishte mundur të lindte : të jesh filozof, në fakt, kjo është të përdorësh arsyen tënde (në greqisht : logos), të mos varesh thjesht nga një autoritet i jashtëm, nga një traditë, nga opinioni sundues.

Ky mosbesim kundrejt ideve që « vishen me autoritet », kundrejt besimeve popullore, dhe më përgjithësisht kundrejt ideve të parafabrikuara merr tërë shtrirjen e vet me ardhjen e Sokratit (vdekur më -399), « pengues i vërtetë i të menduarit rreth e rrotull ». Në origjinë të filozofisë, ka në fakt një pakënaqësi, dhe madje, do të thoshim, një kundërshtim : çdo filozofi fillon kështu nga një kritikë e ideve të pranuara dhe e rendit të vendosur. Ky funksion kritik i filozofisë duhet të mbahet si një e pandryshueshme në historinë e ideve në perëndim. Sidoqoftë, filozofia nuk thjeshtohet kurrë në një kritikë të thjeshtë : ajo synon gjithashtu kuptueshmërinë. Ajo është në fakt një përpjekje për ta menduar botën si një të tërë, një ndërmarrje totalizimi intelektual që ka për synim të kuptuarit e botës në një ide. Por, do të pyesim ne, për çfarë duhet tentuar për ta menduar botën kështu ? Përgjigja ndaj kësaj çështje është në njëfarë mënyre e përmbajtur në fjalën filozof : etimologjia e saj na mëson, në fakt, që filozofi është « miku i urtësisë ».

Kështu, tre synimet kryesore që i japin vetes për detyrë ata që kanë ambicje për të qenë filozofë janë si më poshtë :

1.      Për të menduar më mirë, duke vepruar në një analizë refleksive kritike,

2.      Për të kuptuar më mirë, në kuptimin e fortë të një përpjekje për të ndërtuar një dije të mbledhur dhe të lidhur, dhe

3.      Për të vepruar më mirë, duke u munduar për tu sjellur si të urtë.

Duket që këto tre synime të mos i përkasin vetëm historisë së perëndimit, por çdo njeri mundet, dhe madje do të duhej t’i bënte ato të tijat.

 

 

 


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Allwebco Web Templates · Build your own toolbar · Site Building Articles · Audio, Fonts, Clipart
powered by a free webtools company bravenet.com